KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krasniqi, Kurti: Dialogu nuk është çështje private mes teje e Vuçiqit- Për interesa të Kosovës, ke mbështetjen e PDK-së
Politikë

Krasniqi, Kurti: Dialogu nuk është çështje private mes teje e Vuçiqit- Për interesa të Kosovës, ke mbështetjen e PDK-së

Kosova News
Kosova News 11:13 -09/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti dhe njëherësh kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, duke iu referuar Qeverisë me nisjen e seanës së sotme në Kuvend, ka thënë se e vetmja gjë që nuk është as fisnike, as pragmatike, është mungesa e guximit për ta ushtruar përgjegjësinë që i takon. Sipas tij, kjo është rruga që është duke e ndjekur kryeministri Albin Kurti.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi tha se në raport me temën e dialogut, Kurti duhet të jetë transparent.

Sipas tij dialogu nuk është çështje private mes teje dhe Vuçiqit, por çështje shtetërore mes Kosovës dhe Serbisë.

Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë guximi dhe transparencë në lidhje me procesin e Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se për t’i arritur interesat e Republikës së Kosovës nga ky proces, Kurti s’ka nevojë të jetë as mistik, as hero, as tradhtar, por thjeshtë një kryeministër i përgjegjshëm.

“Mbështetjen e ke, qëllimet janë publike, rezultatet i presim. Prandaj, të ftoj që të bëhesh serioz, ta kuptosh përgjegjësinë që ke dhe ta ushtrosh atë përgjegjësi në mënyrë transparente, sepse qytetarët e Kosovës nuk janë të painteresuar, ashtu siç po i konsideron ti ndonjëherë”, tha kryetari i PDK-së.

Sipas tij e vetmja gjë që nuk është as fisnike e as pragmatike, është mungesa e guximit për ta ushtruar përgjegjësinë që të takon, kur e mashtron vetveten se do t’i arrish qëllimet me sukses, duke u fshehur pas parimeve, përderisa vepron sipas rrethanave.

“Fatkeqësisht, kjo është rruga që është duke e ndjekur kryeministri Albin Kurti, me mënyrën se si i është qasur qeverisjes në përgjithësi, ndërsa në veçanti zhvillimeve të fundit në lidhje me Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Prandaj, dua që t’ia bëj të qartë kryeministrit, se në raport me temën e Dialogut, nuk ka nevojë as të fshihet, as të mashtrojë, as ta luajë rolin e shpëtimtarit, e as të tradhtarit. Për Partinë Demokratike të Kosovës, mjafton që ai ta ushtrojë përgjegjësinë konkrete, ligjore dhe kushtetuese, që e ka si kryeministër, të dialogojë dhe të arrijë marrëveshjen që e respekton identitetin dhe sovranitetin shtetëror e kushtetues të Republikës së Kosovës, dhe krejt këtë ta bëjë në mënyrë transparente”, tha Krasniqi.

Gjithashtu lexoni:

Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari

Numërimi i votave me postë ende në fazë të hershme, Cakolli jep projeksionet e mandateve

Numërohen mbi 14% të votave me postë, prin VV-ja

Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet

Kosova News 09/02/2023 09/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Dita e 14-të, nis grumbullimi i protestuesve. Vendosen atlete para Kryeministisë në simbol të largimit të shqiptarëve
18:22 -13/06/2026
Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime
18:15 -13/06/2026
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari
17:21 -13/06/2026
Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë
17:05 -13/06/2026
Numërimi i votave me postë ende në fazë të hershme, Cakolli jep projeksionet e mandateve
17:03 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?