KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MPJ-ja jep detaje për kosovarët që gjendeshin në zonat e rrezikut në Turqi
Politikë

MPJ-ja jep detaje për kosovarët që gjendeshin në zonat e rrezikut në Turqi

Kosova News
Kosova News 10:57 -09/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar për gjendjen e qytetarëve të Kosovës të cilët në kohën e tërmetit kanë qenë në Turqi.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara, fillimisht ka marrë informata se një familje nga Kosova gjendej në qytetin Gaziantep. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

“Në bisedë me Ambasadën e Kosovës, ata kanë treguar se shtëpia ku kanë banuar është dëmtuar, dhe se gjatë ditës autoritetet vendore i kanë evakuuar ata në një sallë sportive. Në një bisedë të dytë më kryefamiljarin, ambasada u njoftua se ata tashmë kanë blerë bileta të autobusit për udhëtim nga qyteti i Gaziantepit për në Kosovë”, ka thënë për KOHËN, ministria.

Po ashtu, ministria ka njoftuar edhe për ekipin e mundjes i cili ka qenë në Kahramanmaras ditën kur ndodhi tërmeti, dhe që e gjithë skuadra ka shpëtuar pa pasoja.

“Me vetiniciativë, nga qyteti Kahramanmarash ata kanë udhëtuar në qytetin Kajseri duke u larguar nga zona e prekur nga tërmeti. Në mbrëmjen e vonë të datës 6 shkurt, ata kanë udhëtuar me autobus për në Stamboll, për të parë që aty mundësitë e vazhdimit të kthimit në Kosovë”.

Një tjetër qytetare e Kosovës e cila ka qenë në Kahramanmaras ka shpëtuar dhe është kthyer në Gjermani, aty ku jeton dhe vepron.

Ndërsa të martën (7 shkurt) në numrat emergjent që Ambasada dhe Konsullata e Kosovës në Turqi, kanë vendosur në dispozicion për qytetarët, janë kontaktuar nga një nënë që bashkë me vajzën e saj 4-vjeçare duan të kthehen në Kosovë, por që dokumentet e udhëtimit i kanë humbur nën rrënoja.

Ambasada e Kosovës në Ankara është në kontakt me shtetasen në fjalë, e cila ka theksuar se është mirë me shëndet, dhe në bashkërendim me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll është përgatitur dokumentacioni i nevojshëm për fletudhëtime për të dhe vajzën e saj, ka thënë tutje ministria.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara dhe Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll, mbesin në komunikim me shtetasen në fjalë, për të parë opsionet e udhëtimit të saj për Stamboll dhe më pastaj për në Kosovë”.

Në mbrëmjen e datës 7 shkurt, Ambasada e Kosovës në Ankara është kontaktuar në numrin emergjent nga një shtetas kosovar. Tërmeti e kishte zënë në qytetin Gaziantep, e pastaj ishte larguar nga aty në qytetin Adiyaman që gjithashtu është goditur nga tërmeti me qëllim që nga aty të udhëtojë për Stamboll. Në mëngjesin e datës 8 shkurt, ka arritur që me një aeroplan transportues ushtarak të udhëtoj në Stamboll. Me datë 8 shkurt nga Stambolli ka udhëtuar për Prishtinë me fluturim të rregullt.

Në mëngjesin e datës 8 shkurt, Ambasada e Kosovës në Ankara ka kontaktuar me familjarët e një shtetasi tjetër që jeton dhe punon në Gaziantep, që ai dhe familja e tij kanë shpëtuar pa lëndime, dhe se me veturën e tyre janë nisur për në Ankara.

Po ashtu mbrëmë (8 shkurt), një shtetase e Kosovës ka arritur me aeroplan nga qyteti i Gaziantepit në Ankara, ku ekipi i ambasadës ka dal në aeroport që ta pres dhe ia ka siguruar akomodimin në një hotel.

Ndërsa referuar informacioneve të pranuara nga Bashkësia e Studentëve të Kosovës në Turqi (TOKOB), nuk ka studentë nga Kosova që studiojnë në zonën e prekur nga tërmeti.

Republika e Kosovës, përmes Ministrisë së Mbrojtjes ka dërguar kontingjentin e parë në operacionin e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, ndërsa presidentja Vjosa Osmani, në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar ka shpallur ditën e mërkurë (8 shkurt 2023), ditë zie.

Pamje nga shpëtimi i nënës së vajzës 2-vjeçare në Turqi nga ekipet e FSK-së (VIDEO)

Gjithashtu lexoni:

Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari

Numërimi i votave me postë ende në fazë të hershme, Cakolli jep projeksionet e mandateve

Numërohen mbi 14% të votave me postë, prin VV-ja

Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit

Kosova News 09/02/2023 09/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Dita e 14-të, nis grumbullimi i protestuesve. Vendosen atlete para Kryeministisë në simbol të largimit të shqiptarëve
18:22 -13/06/2026
Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime
18:15 -13/06/2026
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari
17:21 -13/06/2026
Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë
17:05 -13/06/2026
Numërimi i votave me postë ende në fazë të hershme, Cakolli jep projeksionet e mandateve
17:03 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?