Shtete nga e mbarë bota janë deklaruar se do të dërgojnë ekipe për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit në Turqi, por deri më tani vetëm pak ekipe kanë arritur në vendngjarje. Por, shtetit turk po i del në ndihmë një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili dje është nisur për atje dhe tashmë është në vendngjarje.
Në një intervistë të shkurtër komandanti i grupit të kërkim shpëtimit nga Kosova, Egzon Syla është shprehur se grupi përbëhet nga më shumë se 30 veta, të cilët janë të specializuar për situata të tilla, ndërsa kanë edhe qen për kërkim-shpëtimin.
“Kemi nisur dje udhëtimin me avion, por për shkak të fluksit ende nuk kemi arritur në zonën ku do të ndërhyjmë. Ne kemi dy ekipe të kërkim-shpëtimit urban, kemi edhe qen të kërkim-shpëtimit. Shpresoj të ndihmojmë me sado të mundemi. Kemi një grup më shumë se 30 veta”, u shpreh Egzon Syla, komandant i grupit.