KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rëndohet bilanci – Mbi 5000 viktima nga tërmetet në Turqi e Siri
Botë

Rëndohet bilanci – Mbi 5000 viktima nga tërmetet në Turqi e Siri

Kosova News
Kosova News 09:26 -07/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Rëndohet çdo orë e më shumë bilanci tragjik i tërmeteve që kanë goditur pjesën juglindore të Turqisë dhe Sirinë.

Sipas të dhënave të fundit, të shpërndara nga Autoriteti turk për Menaxhimin e Emergjencave dhe Katastrofave Natyrore, janë më shumë se 4900 viktimat vetëm në Turqi, si dhe mbi 14 mijë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autoriteti për Menaxhim të Emergjencave ka thënë se 5775 ndërtesa janë shkatërruar.

Në qoftë se viktimave turke i shtohen edhe 656 të vdekurit e deritanishëm në Siri, numri total por ende i përkohshëm shkon në më shumë se 5500.

Ndërkohë, presidenti turk Erdogan, i cili ka marrë solidaritetin e të gjithë liderëve botërorë, ka shpallur 7 ditë zije kombëtare.  

Një pamje shpresëdhënëse në Turqi, një foshnje del pothuajse e paprekur nga rrënojat

Pamje apokaliptike zgjuan botën këtë të hënë, kur lëkundje të dhunshme të tokës tronditën Turqinë dhe Sirinë, teksa banorët ishin në gjumë.

Një tërmet me magnitudë 7.8 u regjistrua në 4 e 17 në jug të Turqisë jo shumë larg kufirit me Sirinë, më epiqendër në Gaziantep.

Një tjetër lëkundje e fortë 7.5 Rihter, në 13 e 24 minuta, u regjistrua pranë qytetit të Kahramanmaras. Sipas studiuesve turq, fuqia e shpërndarë nga lëkundjet e fundit ka qenë e barabartë me 150 bomba atomike.

Deri më tani nuk ka asnjë shqiptar që mund të jetë prekur nga tërmetet e fuqishme në Turqi.

Gjithashtu lexoni:

Me ndezje të qirinjve, familjarët kërkojnë drejtësi për 27-vjeçarin

Ministri izraelit i mbrojtjes planifikon të zhvendosë popullsinë e Gazës në kamp në Rafah

Spanja ngre padi kundër Netanyahut për sulmin ndaj anijes ku ndodhej Greta Thunberg

Vdes burri që e ‘përpiu’ motori i aeroplanit në një aeroport në Itali

Flamuri i Kosovës ngrihet në Esports – Halimi: Do të japim më të mirën për vendin tonë

Kosova News 07/02/2023 07/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
clear sky
22° _ 22°
68%
1 km/h
Wed
20 °C
Thu
24 °C
Fri
27 °C
Sat
32 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Sot mblidhet qeveria në detyrë, ky është rendi i ditës
08:36 -09/07/2025
Përpjekje e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
08:34 -09/07/2025
Rasti i vdekjes në Lipjan, mbahet seanca dëgjimore ndaj policëve
08:32 -09/07/2025
Drita e nis me fitore Ligën e Kampionëve
23:03 -08/07/2025
Basha: Nuk na nevojitet marrëveshje për një të drejtë kushtetuese
22:59 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?