Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas tërmetit shkatërrues në Turqi.
Në një postim në Twitter, ajo ka thënë se Kosova është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj përmes FSK-së.
Postimi i plotë i Osmanit:
Zemra ime është për të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi. Ngushëllimet më të thella për të gjitha jetët e humbura dhe uroj një shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit. Solidaritet i plotë me njerëzit e Turqisë. Kosova është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme përmes FSK-së.
My heart goes out to all affected communities by the devastating earthquake in Türkiye.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 6, 2023
Deepest condolences for all the lives lost & wishing a swift recovery for all those impacted.
Full solidarity with the people of ??. ?? is ready to offer necessary support incl. through KSF
Edhe Qeveria e Kosovës më parë ka bërë reagimin pas tërmetit në Turqi. Në njoftimin e dhënë u shprehet ngushëllime familjarëve të viktimave të tërmetit, ndërsa theksohet gatishmëria për mbështetje.
Po ashtu thuhet se Ambasada e Kosovës në Ankara do të marrë informata nëse ka shtetas kosovarë të goditur nga ky tërmet.


