KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arsyeja pse konserva nuk duhet ruajtur e hapur në frigorifer
Kuriozitete

Arsyeja pse konserva nuk duhet ruajtur e hapur në frigorifer

Kosova News
Kosova News 15:35 -05/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndodh shpesh që, kur hapim një konservë, të mos e mbarojmë dot të gjithën dhe ta fusim sërish në frigorifer. Por, ruajtja e kësaj konserve për një ditë tjetër është gabim.

Edhe pse e mbyllur mund të zgjasë me muaj në gjendje të mirë, pasi hapet, konserva duhet të konsumohet po atë ditë. Kjo sepse nëse e mbajmë të hapur, ajo mund të jetë një burim bakteresh që mund të vërë në rrezik shëndetin tonë. Materialet me të cilat janë bërë konservat shpjegojnë pse zgjasin kaq gjatë kur mbyllen në mënyrë perfekte, por pasi hapen, gjërat ndryshojnë.

Alumini dhe çeliku i laminuar i ndihmojnë këto konserva të qëndrojnë në kushte optimale për një kohë të gjatë, si dhe vakuumi që prodhohet në ushqim në momentin e ambalazhimit, me kapacitet sterilizues. Përpara se të futet ushqimi në enën e tij, ai kalon përmes përpunimit termik që shkatërron mikroorganizmat e pranishëm.

Hapja e konservave bën që vakuumi i krijuar në momentin e konservimit të zhduket. Në këtë mënyrë, vetë aciditeti i produkteve, së bashku me oksigjenin ndaj të cilit janë të ekspozuar, mund të shkaktojë një reaksion kimik, duke i dhënë ushqimit një shije të pakëndshme metalike.

Por, ky nuk është problemi i vetëm. Duke qenë të hapura, ka mundësi që lëngu që i mbulon të avullojë dhe kur thahen, thithin aromat e ushqimeve të tjera të ruajtura në frigoriferin tonë dhe e bëjnë konsumimin e tyre të pakëndshëm.

Problemi më i madh, megjithëse më pak i zakonshëm, është se ushqimi i konservës kontaminohet me kërpudha ose baktere. Një nga rreziqet më të mëdha është botulizmi, një sëmundje e shkaktuar nga një toksinë e sintetizuar nga bakteri Clostridium botilinum. Efektet zakonisht shfaqen midis 12 dhe 36 orëve pasi toksina hyn në qarkullimin e gjakut. Simptomat kryesore janë të vjella, të përziera, ngërçe, vështirësi në të folur ose gëlltitje dhe tharje e gojës.

Gjithashtu lexoni:

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

“Pini ujë shpesh”, “Mos i lini fëmijët brenda makinave”, IKSHP del me rekomandime për mbrojtje nga vapa

Ministria e Shëndetësisë hap tender prej mbi 5 milionë eurosh për furnizim me barna për sëmundje të rralla

Helmimet nga ushqimi, QKUK-ja jep detaje të reja, shumë pacientë nga Hani i Elezit

Në QKUK nis largimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë

Kosova News 05/02/2023 05/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?