KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vendos Gjykata- Dëmshpërblehet me afro 300 mijë dollarë punëtori shqiptar në Kanada, ishte keqtrajtuar nga shefi
Ekonomi

Vendos Gjykata- Dëmshpërblehet me afro 300 mijë dollarë punëtori shqiptar në Kanada, ishte keqtrajtuar nga shefi

Kosova News
Kosova News 14:46 -05/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Lartë e Drejtësisë në Ontario të Kanadasë ka dëmshpërblyer me afro 300 mijë dollarë punonjësin shqiptar Rr. O., i cili kishte paditur mbikëqyrësin dhe kompaninë për trafikim me qenie njerëzore dhe keqtrajtim, raporton “Law Times News”.

Punonjësi i përkohshëm Rr. O. kishte paditur kompaninë Universal Structural Restorations Ltd. (USRL) dhe mbikëqyrësin Ludgero De-Almeida, mbi bazë se ishte abuzuar, e nënçmuar në mënyrën më të turpshme. Shqiptari ka thënë se kishte gjuhë diskriminuese, fyerje, kërcënime në lidhje me statusin e tij të emigracionit dhe po ashtu abuzim fizik nga mbikëqyrësi, i cili e kishte goditur me grusht edhe në testise, e atë para kolegëve. Madje i shkaktoi dëme të mëdha, që përfundimisht çuan në humbjen e një testikuli.

Shqiptari tha se kompania në mënyrë të dretpërdrejt përmes mbikëqyrësit e tij, e keqpërdori, duke e nënshtruar atë ndaj “trafikimit të punës”.

Gjyqtari Joseph Di Luca iu referua disa raporteve që shpjeguan për trafikim me punë, duke thënë se shpesh përjetohet kjo nga popullata e cenueshme.

“Vendimi është një kujtesë e rëndësishme për punëdhënësit e Ontarios se shkelja ligjore e trafikimit të qenieve njerëzore zbatohet edhe për rastet e trafikimit të punës dhe është i disponueshëm për punonjësit”, ka thënë avokati Gillian Round.

Avokatja e Rr. O., Filomena Kandola, ka thënë se çështja ende nuk është mbyllur pasi ende ka mbetur të vendoset çështja e shpenzimeve.

Rr. O. i lindur në Shqipëri, shkoi në Kanada në vitin 2017 dhe ishte punësuar “në të zezën” nga kompania USRL në vitin 2018. Punësimi erdhi pas takimit të Rr. O. me De-Almeidan, i cili e ndihmoi të gjente punë. Pasi kishte siguruar lejen e përkohshme të punës në vitin 2019, Rr. O. vazhdoi të punonte me kompaninë deri në fund të shkurtit të vitit 2020.

Rr. O. ishte ankuar për pengesën në mundësinë që të marrë kompensim nga Bordi i Sigurisë në Vende pune (WSIG) pas një lëndimi që mori kur ra nga shkalla gjatë punës. Me t’u kthyer në punë, ai ishte ankuar për kushte të patolerueshme të punës dhe u shkarkua.

Shqiptari kishte thënë se u largua pasi më nuk mund të toleronte se si po trajtohej dhe se ishte i shqetësuar se çfarë mund të ndodhte.

“Paditësi ka treguar se si ishte grushtuar në testikul dhe në një rast tjetër u la me orë në tokë pasi kishte rënë nga shkalla”, ka shkruar në vendimin e tij gjykatësi Di Luca.

Përkundër kësaj, Rr. O., ka treguar se kurrë nuk ishte ankuar me shkrim për trajtimin që po i bënte De-Almeida nga frika se mund të ketë hakmarrje.

Shqiptari ka treguar se ishte detyruar të paguante tarifën për leje të punës e të kthente edhe dy dollarë në orë për sa punonte.

Shqiptari në total ka marrë një dëmshpërblim afro 295 mijë dollarë.

Gjithashtu lexoni:

Zvicranët votojnë për kufizimin e popullsisë

Afër marrëveshjes SHBA-Iran, hap drejt hapjes së Ngushticës së Hormuzit

Kanadaja, rregulla të reja për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët

Publikohen çmimet e derivateve, nafta 1.52€, benzina 1.39€

Moti sot dhe nesër, me diell, vranësira dhe riga lokale shiu

Kosova News 05/02/2023 05/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Numërimi i votave me postë ende në fazë të hershme, Cakolli jep projeksionet e mandateve
17:03 -13/06/2026
Numërohen mbi 14% të votave me postë, prin VV-ja
16:13 -13/06/2026
Zvicranët votojnë për kufizimin e popullsisë
15:02 -13/06/2026
Afër marrëveshjes SHBA-Iran, hap drejt hapjes së Ngushticës së Hormuzit
14:37 -13/06/2026
Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit
13:49 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?