KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » E dyshuar për pastrim parash në Ministrinë e Ekonomisë në Shqipëri, arrestohet Alda Klosi
Rajon

E dyshuar për pastrim parash në Ministrinë e Ekonomisë në Shqipëri, arrestohet Alda Klosi

Kosova News
Kosova News 09:37 -04/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-drejtoresha e koncesioneve, Alda Klosi në Ministrinë e Ekonomisë në kohën kur ministër ishte Arben Ahmetaj, është arrestuar mbrëmjen e së premtes pas një dëshmie të gjatë në polici të ish-pastrueses së saj, Rozeta Dobi.

Gazetarja e Top Channel bën të ditur se Dobi është marrë në pyetje të premten në ambientet e Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit.

“Pashë shumë para, kam pastruar tetë shtëpi. M’i la t’i fshihja. Shpesh i shikoja nëpër kuti”, cituan burimet e gazetares Anila Hoxha, të ketë rrëfyer pastruesja.

Veç kësaj e dyshuara ka folur edhe për Arben Ahmetajn, thanë jo zyrtarisht të njëjtat burime.

Sipas këtyre burimeve, pasi të ezaurohen disa veprime të domosdoshme hetimore, pritet që dosja të kalojë për kompetencë në SPAK, pasi Dobi ka folur për ish ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.

Krimi i pastrimit të parave u zbardh pas denoncimit që bëri në polici ish-drejtoresha e koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë në kohën kur ministër ishte Arben Ahmetaj. Ajo deklaroi se në banesën e marrë me qira tek “Rruga e Kosovarëve” më 15 dhjetor i ishin grabitur 120 mijë euro dhe e dyshuara kryesore ishte ish-pastruesja e saj, Rozeta Dobi.

Nga dialogu i tyre, policia ushtroi edhe një herë kontroll ku në tubin e aspiratorit gjeti më shumë se 400 mijë euro dhe bizhuteri floriri. Para uniformave blu Rozeta Dobi më herët ka dëshmuar se vjedhjen e ka kryer në shenjë hakmarrje ndaj Alda Klosit pasi e urrente për mënyrën si ajo e trajtonte. Ndërkohë enigmë ka mbetur fakti se cili është burimi i këtyre shumave të mëdha të parave. /Tch

Gjithashtu lexoni:

“Njëri është në intubim”, detaje nga aksidenti i tre të miturve në Tiranë

Haxhiu: Opozita që 29 herë nuk po merr pjesë në votim

“Pastrimi” rifillon punën

Udhëheqësit e NATO-s diskutojnë për Iranin gjatë samitit të Holandës

Shkupi e thyen heshtjen dhe prezanton përforcimin e parë

Kosova News 04/02/2023 04/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
71%
1 km/h
Wed
35 °C
Thu
37 °C
Fri
32 °C
Sat
31 °C
Sun
26 °C

Lajmet e Fundit

Oda Amerikane kërkon nga ZRRE të pezullojë procesin e liberalizimit të tregut të energjisë pas aktvendimeve gjyqësore
13:52 -25/06/2025
Veç performancave magjike, Dua Lipa vodhi vëmendjen e veshur në Swarovski
13:49 -25/06/2025
NATO: Ukrainën e pret një “verë të vështirë” në luftën me Rusinë
13:46 -25/06/2025
Cadillac dorëzon Celestiq-in e parë elektrik me vlerë 300,000 euro
13:45 -25/06/2025
Fotografi, sa interesante, po aq edhe të çuditshme
13:42 -25/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?