Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, duke shprehur keqardhje për përmbysjet e fundit në Kosovë, ka deklaruar se Turqia do të ofrojë mbështetje për tejkalimin e pasojave.
‘’Ndjej keqardhje për përmbysjet që kanë ndodhur gjatë javës së kaluar në Kosovë dhe urojmë që pasojat e kësaj të tejkalohen sa më shpejtë dhe për këtë jemi të gatshëm t’i ofrojmë mbështetjen e duhur.”
Tutje, Erdogan ka deklaruar se Turqia do të fillojë punime intensive për ngritjen e njohjeve të Kosovës.
‘”Si Turqi kemi qenë një ndër shtetet e para që e kemi njohur Kosovën dhe kemi punuar vazhdimisht që numri i njohjeve të saj të rritet por fatkeqësisht 117 vende që e kanë njohur deri më tani nuk është në vlerën e duhur. Pikërisht për këtë do të hymë në punime intensive dhe do ta arrijmë numrin e duhur të njohjeve”, tha Erdogan.


