KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Vjosa Osmani në Samitin e BE-së: Kosova është pjesë e familjes evropiane, na leni të hyjmë brenda
Politikë

​Vjosa Osmani në Samitin e BE-së: Kosova është pjesë e familjes evropiane, na leni të hyjmë brenda

Kosova News
Kosova News 13:09 -23/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në takimin e liderëve të vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar liberalizimin e vizave për qytetarët kosovar, si i vetmi i popull i izoluar në kontinentin evropian. Osmani ka theksuar se qytetarët Kosovës janë pro-evropian por ndjehen të diskriminuar dhe se ndaj tyre po bëhet padrejtësi e madhe. “Ne jemi këtu përkrah jush dhe jemi pjesë e kësaj familjeje, na lëreni të hyjmë brenda”, ka thënë ndër të tjera e para e shtetit.

Presidentja ka thënë se institucionet e Kosovës e kanë forcuar sundimin e ligjit dhe qeverisjen demokratike por sipas saj pavarësisht progresit të jashtëzakonshëm qytetarët mbesin të izoluar.

Osmani: Jam i vetmi person këtu në tryezë që duhet të marrë një vizë për të marrë pjesë në këtë samit

“Pavarësisht progresit të jashtëzakonshëm, populli i Kosovës dëshiron më shumë mundësi dhe përparim. Ata dëshirojnë një regjim pa viza, për të parë, ndjerë dhe përjetuar Evropën. Dua të flas sërish këtu për rëndësinë e jashtëzakonshme të liberalizimit të vizave, me shpresën se këtë herë vërtetë, do të na dëgjoni. Kjo thjesht ka shkuar shumë larg. Qytetarët e mi ndihen të diskriminuar, pavarësisht se janë populli më pro-evropian dhe i plotësojnë të gjitha kriteret prej 4 vitesh. Ata mbeten të izoluar në zemër të kontinentit ku jetojnë. Ironia është që ne jemi këtu si anëtarë të barabartë të komunitetit ndërkombëtar, duke diskutuar agjendën evropiane, por sigurisht që unë ulem mes jush sot këtu si i vetmi person – i vetmi person – në këtë tryezë që duhet të marrë një vizë për të marrë pjesë në këtë samit”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se Kosova e ka bërë pjesën e saj për të arritur lëvizjen e lirë, ndërsa tani është radha e Bashkimit Evropian.

Osmani: Mos-liberalizmi i vizave është padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës

“Për t’i vënë gjërat në perspektivë, ka liberalizim të vizave për vendet e largëta si Venezuela, por qytetarët e Kosovës që jetojnë në një distancë të shkurtër me makinë, që jetojnë në fqinjësinë tuaj, nuk mund të udhëtojnë lirshëm. Kjo është një padrejtësi e madhe. Kosova ka bërë pjesën e saj, tani është radha juaj. Vetë ekzistenca e BE-së dhe vlerat që ajo përfaqëson janë të pazëvendësueshme. Por vlerat në rajonin tonë, pa një perspektivë të qartë, jo vetëm rezultojnë të jenë politikisht të paqëndrueshme dhe të pambrojtura, por edhe vetë këto vlera rrezikojnë të zhvleftësohen. Mosintegrimi i vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor përbën një kërcënim të madh sigurie për të gjithë Evropën, pasi që e lë rajonin të pambrojtur ndaj akterëve dhe kërcënimeve malinje”, ka thënë presidentja.

Osmani ka përmendur edhe vendimin e Kosovës për të aplikuar për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, për çka ka thënë se pret mbështetje në mbledhjen e radhës së Këshillit.

Osmani: Kosova do të jetë gjithmonë në zemër të Evropës

“Kosova nuk është vetëm në cep të Evropës. Ajo është dhe do të jetë gjithmonë në zemër të Evropës. Ballkani Perëndimor nuk është një fqinjësi e thjeshtë, është një pjesë e natyrshme e Evropës – dhe një interes strategjik për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në këtë kontinent. Kjo është arsyeja pse këtë vit ne kemi vendosur të aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE dhe shpresojmë që mbledhja e radhës e Këshillit, ta mbështesë aplikimin tonë.

Sipas Osmanit, pavendosmëria e Bashkimit Evropian ndaj rajonit do të krijonte mundësi për Rusinë dhe do të dërgonte të zhgënjimin e qytetarëve.

Osmani: Jemi pjesë e familjes evropiane, na lejoni të hyjmë brenda

“Ne llogarisim në udhëheqjen dhe vendosmërinë tuaj. Ne kurrë nuk do të largohemi nga rruga jonë euro-atlantike. Ne kurrë nuk kemi shikuar në drejtim tjetër dhe kurrë nuk do ta bëjmë. Është koha për vendime të guximshme, e jo për gjysmë hapa, për sa i përket integrimit. Kosova dhe vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor meritojnë më mirë. Ne jemi këtu përkrah jush dhe jemi pjesë e kësaj familjeje. Na leni të hyjmë brenda”, ka përfunduar Osmani. 

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kënaqësi të jem në Shkup, diskutuam për Planin e Rritjes

Kurti e Vuçiq përballen sot në Shkup

Kurti, Rama e Nagavci inspektojnë punimet në ndërtimin e çerdhes së re në lagjen e Medresesë dhe shkollës së re në lagjen Prishtina e Re

Kriza në vend, Presidentja do t’i ftojë në takim liderët e partive politike

Policia e Kosovës shpall konkurs për vende të reja pune në disa qytete

TAGGED: Liberalizimi i vizave, samiti BE-Ballkani Perëndimor, Vjosa Oamani
Kosova News 23/06/2022 23/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Kusari njofton se Prokuroria ka hudhur poshtë kallëzimin penal ndaj Llugaliut: Kam të drejtë të bëj ankesë në Prokurorinë e Apelit
17:03 -01/07/2025
Detaje nga takimin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian
16:18 -01/07/2025
Shaip Kamberi thotë se do t’i bojkotojë punimet e ardhshme të Kuvendit të Serbisë
15:43 -01/07/2025
Kosova dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin doganor
15:22 -01/07/2025
Instituti i Psikiatrisë kërkoi kohë shtesë për ekzaminim psikiatrik të Naim Murselit, anulohen dy seanca të planifikuara
14:59 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?