Ambasada e Italisë në Kosovë ka shprehur publikisht përkrahjen e saj për themelimin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe.
Sipas deklaratës publike të ambasadës, Kosova me themelimin e Asocacionit nuk cënon kushtetutën apo sovranitetin e saj, përkundrazi ndërton të ardhmen e saj drejt strukturave euro-atlantike.
“Plotësisht pajtohemi: Përkushtimi i Kosovës për të themeluar Ascocacionin e Komunave me shumicë serbe nuk minon kushtetutën ose kërcënon sovranitetin e saj. Në të kundërtën, me themelimin e Asocacionit, Kosova do të bëjë hap të rëndësishëm për të ardhmen e saj si shtet multietnik, i integruar në strukturat euro-atlantike”, shkruhet në postimin ambasadës në rrjetet sociale.
Fully agree: Kosovo’s commitment to create the ASM doesn't undermine its constitution or threaten its sovereignty. On the contrary, implementing it, Kosovo will make a critical step to build its future as a multi-ethnic country, integrated into Euro-Atlantic structures https://t.co/KsOQFp3gkG
— Italy in Kosovo (@ItalyinKosovo) January 31, 2023


