KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Duke përkujtuar Pajazitin dhe dëshmorët e tjerë tregojmë se sa i madh ishte çmimi për lirinë tonë
Politikë

Kurti: Duke përkujtuar Pajazitin dhe dëshmorët e tjerë tregojmë se sa i madh ishte çmimi për lirinë tonë

Kosova News
Kosova News 09:55 -31/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla kanë bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 26 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Në këtë përvjetor ata thanë së themelet e Republikës janë ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve të Kosovës dhe ata ishin kushtrimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E para e vendit, Vjosa Osmani, tha se sot kujtohen të gjithë ushtarët e UÇK-së që ranë për lirinë e Kosovës.

“Kjo ditë është një ditë më e lavdishme të historisë së i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, themelet e Republikës janë ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve”, tha ajo, raporton RTKlive. Sipas saj respekti për ta do të jetë i përjetshëm.

Kurse kryeministri Albin Kurti, theksoi se Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, janë kushtrimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ata ishin kushtrimi për luftë çlirimtare, por njëkohësisht ishin edhe pararendës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës meqenëse ata kryenin aksione çlirimtare edhe para se të fillonte lufta. Duke kujtuar e përkujtuar komandantin Pajaziti dhe dëshmorët e tjerë të kombit, në të njëjtën kohë ne tregojmë se sa i madh ishte çmimi për lirinë tonë, për shtetin tonë, për pavarësinë tonë dhe se sa i vlefshëm për të tashmen dhe të ardhmen është ky kujtim e ky përkujtim që bëhet si nga institucionet po ashtu edhe nga qytetarët e vendit tonë”, tha Kurti.

Ndërsa zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, tha se sot kujtojnë të gjithë trimat, ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndryshe më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, derisa grupi i tyre zbulohet nga sigurimi serb, të cilët kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.

Aktivitetet ushtarake, Zahir Pajaziti i filloi gjatë viteve 90-ta. Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët tjerë filluan të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Ish-drejtori i Policisë: Shkarkimin tim nga kryeministri Thaçi, e kuptova nga televizioni

​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore

Me flamurin e Kosovës në krah, Terras zbulon planin për 5 njohjet e mëdha

Shqiptarë e serbë të arrestuar për spiunazh: Si rrezikohet Kosova?

Çitaku Kurtit: Zhbllokoni situatën, mos e mbani peng Kosovën

Kosova News 31/01/2023 31/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Ish-drejtori i Policisë: Shkarkimin tim nga kryeministri Thaçi, e kuptova nga televizioni
23:43 -10/05/2025
Granit Xhaka me mesazh emocionues për Xabi Alonson: Ti jo vetëm që na stërvite, por na frymëzove!
23:25 -10/05/2025
30 ditë paraburgim naj të dyshuarit për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së
23:18 -10/05/2025
​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore
23:09 -10/05/2025
Dyshohet se po shpërndanin para në këmbim të votës, dy persona në kërkim në Dibër
23:05 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?