KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasada e ShBA-së sot organizon diskutimin për Asociacionin
Politikë

Ambasada e ShBA-së sot organizon diskutimin për Asociacionin

Kosova News
Kosova News 08:13 -31/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot në Ambasadën amerikane në Prishtinë do të mbahet një takim ku do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa të ftuar janë zyrtarë nga institucionet, liderë të subjekteve politike, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Në këtë takim pritet të dëgjohen propozime nga aktivistë të shoqërisë civile në Kosovë, për atë se si do të duhej të dizajnohet Asociacioni.

Takimi pritet të mbahet sot në mesditë.

Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ajo e presidentes Vjosa Osmani kanë konfirmuar pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin.

Edhe partitë opozitare kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në diskutimin e organizuar nga ShBA-ja.

Kohën e fundit faktori ndërkombëtar është duke rritur trysninë mbi Kosovën për zbatimin e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Qeveria e Kosovës vazhdon të kundërshtoj një krijim të tillë që bie ndesh me Kushtetutën e vendit.

Marrëveshja për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është nënshkruar 10 vjet më parë. Por, ajo nuk është zbatuar asnjëherë. Atë e nënshkruan krerët e Qeverisë që udhëhiqej nga koalicioni LDK-PDK.

Gjithashtu lexoni:

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Kosova News 31/01/2023 31/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Shiu zbulon cilësinë e punimeve, fusha e re sportive në Emshir të Prishtinës kthehet në “lumë”
17:28 -26/07/2026
Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë
17:11 -26/07/2026
Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve
17:06 -26/07/2026
Kurti: Sakrifica dhe vetëmohimi i Enver Zymerit duhet të shërbejnë si shembull për të gjithë zyrtarët shtetërorë
17:02 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?