Deputeti i LVV-së, Ardian Gola ka kritikuar partitë opozitare lidhur me thirrjet e tyre për kryeministrin Albin Kurti për ndalimin e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Nenshkruan marreveshje, ne te cilat minohet statusi i Republikës përmes fusnotës, duke e cilësuar ate si flluskë bore. Kur ajo u be ortek, ia nisen: ‘hajde Albin, ndale, ku i ke fjalët’. “, ka shkruar Gola në Facebook.
Tutje ai thotë se opozita e ka nënshkruar Asociacionin duke e cilësuar si OJQ, e tash sipas tij kjo po del të jetë ndarje e Kosovës.
“Nënshkruan marrëveshje te dëmshme për Asociacion, duke e cilësuar si OJQ. Tash qe po e shohim se nuk është bash OJQ, por një ndarje potenciale e Kosovës, te thonë “hajde ndale Albin, ku je?!”. “, ka shkruar Gola
Ai thotë se kur reziston politikisht me e zbatu këtë detyrim ndërkombëtar, natyrshëm zyrtaret amerikane te portretizojnë si pale destruktive ndërsa Serbinë si pale konstruktive.
“E ty pastaj opozita te thonë qe ‘po na prishe me Amerikën’. “, ka shkruar Gola.
“ Nderkohe, pergatiten per te filluar me ciklin e ri te kurthimit politik te Kosoves duke u veteofruar si “pale konstruktive” e gatshme per te “permiresuar raportet me Ameriken”. Per te nenshkruar marreveshje per “fluska te bores”, “ojq” dhe te ngjashme, dmth.”, ka shkruar Gola në Facebook.
Postimi i plotë:


