KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Këshilltari i Konjufcës: Asociacioni, faza e parafundit e ndarjes së Kosovës
Politikë

Këshilltari i Konjufcës: Asociacioni, faza e parafundit e ndarjes së Kosovës

Kosova News
Kosova News 22:35 -30/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Donik Sallova, profesor i Shkencë Politike, njëherësh këshilltari i Jashtëm i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është deklaruar në lidhje me çështjen më të komentuar të momentit atë të Asociacionit.

Sallova ka numëruar marrëveshjet e deritanishme, ndërsa siç shihet në secilën prej tyre, Serbia ka arritur të fitojë diçka.

Ai gjithashtu pretendon se Asociacioni është faza e parafundit para ndarjes së Kosovës.

“Asociacioni është faza e parafundit e këtij qëllimi hegjemonist të një Serbie që nuk është dënuar, por është mirëkuptuar nga bashkësia ndërkombëtare për ndërtimin e modelit të një Rusie të Vogël në Ballkanin Perëndimor, si në ambiciet territoriale ndaj fqinjëve, ashtu edhe në modelin autokratik të shtetit!”, shkroi ndër tjerash ai.

- Reklamë -

Postimi i plotë:

  1. Përmes Konferencës së Rambujesë Serbia arriti ta parandalonte ushtrimin e të drejtës së Kosovës për vetëvendosje në kuadër të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Pavarësisht se në fund e refuzoi nënshkrimin e marrëveshjes dhe u bombardua nga NATO-ja (si intervenim humanitar), Serbia arriti që akordet e Rambujesë mbi statusin e Kosovës t’i bënte pjesë të Rezolutës 1244. Lufta e viteve 1998-1999 duhet të përfundonte jo vetëm me çlirim nga Serbia, por me pavarësi të menjëhershme, sepse Kosova ishte njësi konstituive e një shteti që u shpërbë. Pra, Serbia e parandaloi çlirimin e plotë të Kosovës, sepse ne përfunduam nën administrim të OKB-së dhe jo shtet sovran siç ishim deklaruar me Referendum.

2. Përmes pjesëmarrjes në negociatat e Vienës Serbia arriti të parandalonte ndërtimin e Kosovës si shtet shqiptar, ashtu siç ishte projektuar në Kushtetutën e Kaçanikut (edhe kjo kushtetutë garantonte çdo të drejtë për pakicat). Pavarësisht se në fund nuk e nënshkroi marrëveshjen përfundimtare, Serbia arriti që përmes kompromiseve të bëra nga shqiptarët gjatë negociatave të ndryshonte natyrën e shtetit të Kosovës nga shtet shqiptar në shtet multietnik. Edhe pse nuk e njohu shtetin ahtisaarian multietnik, Serbia i rriti dhe i shenjoi etnikisht interesat e veta në Kosovë përmes decentralizimit etnik (nga 5 i bëri 10 komuna serbe) dhe vetos se vendeve të rezervuara të serbëve në Kuvendin e Kosovës, si “gardianë” të një kushtetute që e ndalon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe çdo identifikim tjetër me shqiptaren.

3. Përmes negociatave të Brukselit për të ashtuquajturin proces të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Serbia arriti ta faktorizonte veten politikisht në qeverisjen e Kosovës. Pavarësisht marrëveshjeve “normalizuese” të arritura, shumica e të cilave nuk janë zbatuar nga Serbia, ajo ia ka arritur që në opinionin publik ndërkombëtar ta krijojë përshtypjen që statusi i Kosovës nuk është mbyllur dhe çështja e Kosovës nuk mund të mbyllet pa u pajtuar Serbia.

4. Pas dështimit të Serbisë për spastrimin etnik përfundimtar të Kosovës nga shqiptarët në vitin 1999, elita politike në Serbi ka pasur dhe ka vetëm një qëllim: NDARJEN E KOSOVËS. Kërkesa për Asociacionin e Komunave Serbe është në vazhdën e përpjekjeve të Serbisë për t’i ndarë institucionalisht, administrativisht dhe politikisht “territoret serbe” brenda Kosovës, duke e themeluar kështu një subjektivitet politik serb brenda Kosovës, një etnitet juridik autonom i cili nuk ka ekzistuar ndonjëherë e as nuk ka arsye të ekzistojë. Kërkesa e Serbisë për Asociacionin nuk mbështetet mbi ndonjë argument të pamjaftueshmërisë të të drejtave të serbëve në Kosovë, sepse ata gëzojnë çdo të drejtë në shtetin e Kosovës. Serbia e do Asociacionin që ta forcojnë bindjen tek serbët e Kosovës se territoret ku ata banojnë në Kosovë do të kontrollohen edhe më shumë nga Beogradi drejt shkëputjes përfundimtare.

5. Argumenti se duke u dhënë më shumë të drejta vetëqeverisëse serbëve kjo do të çojë në integrimin e tyre brenda sistemit politik të Kosovës tashmë është i rrëzuar. Decentralizimi etnik i zbatuar në Kosovë si kompromis i Pakos së Ahtisaarit, duke krijuar komuna serbe krejtësisht në mënyrë artificiale dhe duke u dhënë kompetenca të zgjeruara, nuk ka prodhuar lojalitet të serbëve ndaj shtetit të Kosovës, por e ka rritur përmasën e enklavës politike si instrument në duart e Beogradit.

6. Pas dështimit të Millosheviqit për spastrimin etnik të Kosovës përmes gjenocidit, elita politike serbe ka qenë e bashkuar në mohimin e të drejtës së Kosovës për shtetësi. Nga Gjingjiqi tek Koshtunica, nga Tadiqi tek Nikoliqi, nga Daçiqi tek Vuçiqi të gjithë kanë synuar që përmes mohimit të Kosovës, mosnjohjes së shtetësisë dhe instrumentalizimit të serbëve brenda Kosovës, të imponojnë ndarjen e Kosovës. Asociacioni është faza e parafundit e këtij qëllimi hegjemonist të një Serbie që nuk është dënuar, por është mirëkuptuar nga bashkësia ndërkombëtare për ndërtimin e modelit të një Rusie të Vogël në Ballkanin Perendimor, si në ambiciet territoriale ndaj fqinjëve, ashtu edhe në modelin autokratik të shtetit!.

Gjithashtu lexoni:

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Kosova News 30/01/2023 30/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
14:55 -06/06/2026
Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?