KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputetja shqiptare në Kroaci i reagon Milanoviqit: Republika e Kosovës u krijua njëlloj si Republika e Kroacisë
Politikë

Deputetja shqiptare në Kroaci i reagon Milanoviqit: Republika e Kosovës u krijua njëlloj si Republika e Kroacisë

Kosova News
Kosova News 20:32 -30/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Rreth deklaratës së presidentit kroat, Zoran Milanoviq, se Kosova është marrë nga Serbia, ka reaguar edhe deputetja shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Lekaj Perlaskaj, e cila në reagimin e saj në rrjetin social Facebook ka paraqitur disa fakte historike rreth rrugës që ka kaluar Kosova deri në çlirimin dhe pavarësimin e saj nga Serbia.

“Gjithashtu, Republika e Kroacisë mbështet fuqishëm Republikën e Kosovës në përpjekjet e saj për të forcuar pozitën e saj në Evropën Juglindore. Në dritën e të gjitha marrëdhënieve theksin dua ta vendos forumin e parë ekonomik Kroaci – Kosovë, i cili u mbajt javën e kaluar në Prishtinë nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kroacisë dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

Reagimi i Lekaj- Perlaskaj:

Në konferencën e sotme për media të mbajtur në Petrinje të Kroacisë, Presidenti i Republikës së Kroacisë, ndër të tjera tha: “Rusët, pasi që janë cinikë, do të thirren në aneksimin e Kosovës, të cilën unë e mbështes”, tha ai. Por në pyetjen se kush e aneksoi Kosovën, ai tha:

“Bashkësia ndërkombëtare dhe ne. Është vjedhur nga Serbia. Kosova është marrë nga Serbia. A e kemi pranuar Kosovën. Unë qëndroj pas Kosovës. I qëndroj pas, por kur ai (coptim) është bërë pa vullnetin e shtetit të cilës Kosova i takonte, dhe ai shtet ishte Serbia, respektivisht Jugosllavia, e cila nuk ishte aspak miqësore me ne, por ne fare nuk mërziteshim”.

Si përfaqësuese parlamentare, ndër të tjerash, dhe kryetare e pakicës shqiptare në Parlamentin Kroat, kam nevojë të kthej kokën pas kësaj deklarate dhe të paraqes disa fakte historike. Republika e Kosovës u krijua në procesin e shpërbërjes së RSFJ-së, njëlloj si Republika e Kroacisë. Është e rëndësishme të theksohet se sipas Kushtetutës së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, Krahina Socialiste Autonome e Kosovës nuk ishte vetëm një krahinë në kuadër të RS të Serbisë, por edhe një element konstituiv i federatës. Sinan Hasani madje ka përfaqësuar Kosovën për një vit, si përfaqësues i Presidencës, duke e kryer punën nominale të kreut të shtetit.

Kushtetuta përcaktonte kompetencat që në shumë elemente ishin të përafërta me një lloj kufizimi të shtetësisë, të cilat kompetenca Kosovës i janë marrë me dhunë, në mënyrë që Kosova autonome të degradohej në një njësi administrative në të cilën është zbatuar një regjim policor dhe persekutim masiv i shumicës së shqiptarëve.

E gjithë kjo, për shkak të rrezikut nga një katastrofë e cila do të realizohej me vonë dhe shkeljeve të normave të së drejtës humanitare ndërkombëtare, e cila shkaktoi ndërhyrjen humanitare dhe në marrëdhëniet ndërkombëtar është e njohur mirë dhe sidomos (pikërisht) në territorin e Evropës Juglindore. Prandaj, kontestimi i shtetësisë së Kosovës do të ishte sikur sot ta kontestojmë shtetësinë e Greqisë moderne (e cila u themelua në vitin 1830) ose Bullgarisë (format e para të shtetësisë moderne të së cilës ishin në vitin 1878). Ashtu siç Kushtetuta e RSFJ-së e vitit 1974 dhe aktet tjera juridike dhe vendimi demokratik i qytetarëve që ishin bazë juridike dhe faktike për pavarësinë e Republikës së Kroacisë, i njëjti model u zbatua edhe në rastin e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Republika e Kroacisë ishte ndër të parat që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe i vendosi marrëdhëniet politike dhe diplomatike të bazuara në partneritet, bashkëpunim dhe në respektimin e vlerave evropiane. Gjithashtu, Republika e Kroacisë mbështet fuqishëm Republikën e Kosovës në përpjekjet e saj për të forcuar pozitën e saj në Evropën Juglindore. Në dritën e të gjitha marrëdhënieve theksin dua ta vendos forumin e parë ekonomik Kroaci – Kosovë, i cili u mbajt javën e kaluar në Prishtinë nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kroacisë dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Realizimi i tij i suksesshëm tregon drejtimin në të cilin Kosova dëshiron të shkojë drejt familjes së shoqërive evropiane me mbështetjen e Republikës së Kroacisë dhe vendeve të tjera mike të Kosovës.

“Dy shtetet tona janë historikisht dhe politikisht të ndërlidhura. Ka ardhur koha që të lidhemi edhe ekonomikisht”- theksoi kryetari i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në rastin e hapjes solemne të Forumit. Realisht, ky mesazh është ai që dua të jetë një udhërrëfyes për të ardhmen tonë të përbashkët.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kosova News 30/01/2023 30/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Shiu zbulon cilësinë e punimeve, fusha e re sportive në Emshir të Prishtinës kthehet në “lumë”
17:28 -26/07/2026
Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë
17:11 -26/07/2026
Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve
17:06 -26/07/2026
Kurti: Sakrifica dhe vetëmohimi i Enver Zymerit duhet të shërbejnë si shembull për të gjithë zyrtarët shtetërorë
17:02 -26/07/2026
Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?