KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdixhiku: Kosova po zbrazet, vetëm sot u larguan 134 persona
Politikë

Abdixhiku: Kosova po zbrazet, vetëm sot u larguan 134 persona

Kosova News
Kosova News 20:13 -29/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se nga bashkëbisedimi me diplomatë të huaj kuptoi se, vetëm gjatë vitit 2022, mbi 49 mijë kosovarë janë pajisur me viza pune dhe kanë lëshuar vendin për në Evropë.

Ai thotë se edhe këtë të diel janë larguar 134 persona.

“Kosova thjeshtë po zbrazet dhe ne s’mund të vazhdojmë më kështu”, shkruan ai.

Abdixhiku thotë se “S’mund të vazhdojmë me popullizmin e pushtetarëve e altoparlantëve të tyre depresiv që veç theqafjen e kanë si përfundim”.

Shkrimi i plotë:

Nga bashkëbisedimi me diplomatë të huaj, kuptova se vetëm gjatë vitit 2022, mbi 49 mijë kosovarë janë pajisur me viza pune dhe kanë lëshuar vendin për në Evropë.

Pra, çdo ditë e secilën ditë, nga 134 kosovarë e lëshojnë Kosovën. Dhe sot, këtë të diel, janë larguar 134 sosh. Deri në fund të javës do të largohen rreth 1 mijë kosovarë nga vendi!

Janë njerëzit tanë, fqinjët tuaj, mjekët, mësuesit, punëtorët e zanatit e profesionistët e rrallë – secili me të cilët ndani ditën – që ikin nga këtu. Qytetet po na zbrazen; fshatrat po na shuhen, shërbime të tëra publike po na mbesin pa punëtorë e profesionistë në to. Kosova thjeshtë po zbrazet dhe ne s’mund të vazhdojmë më kështu.

S’mund të vazhdojmë me popullizmin e pushtetarëve e altoparlantëve të tyre depresiv që veç theqafjen e kanë si përfundim. Refuzojeni këtë mendësi; Kosova s’i ka borxh të tillëve! Vendi ynë s’guxon të mbyllet në rrugëtimin euroatlantik si aspiratë historike e jona. Vendi ynë s’guxon të përplaset me aleatë, tani kur i duhet mbështetja në këtë rrugëtim. Vendi ynë s’duhet të jetë peng i ankesave të së shkuarës e kauzave të turmës. E shkuara s’na ndryshon më, e ardhmja s’po na bëhet.

Si gjeneratë politike duhet tu japim atyre që sot mbyllin valigjet para largimit, Evropën jo si destinacion ikjeje, por si standard jetese këtu. Sepse Kosova meriton më mirë, sepse Kosova mundet më shumë.

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Kosova News 29/01/2023 29/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?