KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Tensionet në rajon rrisin mundësinë e ndikimit të Rusisë
Rajon

Osmani: Tensionet në rajon rrisin mundësinë e ndikimit të Rusisë

Kosova News
Kosova News 17:07 -29/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shprehur keqardhje për vendimin e Sofjes që të tërheqë ambasadorin e saj nga Shkupi, duke nënvizuar se kjo ishte një tërheqje e përkohshme pasi, sipas tij, dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Osmani në një intervistë për REL po ashtu tha se shfaqja e tensioneve midis Shkupit dhe Sofjes, në kohën kur ka zhvillime intensive midis Prishtinës dhe Beogradit, rrit mundësinë për ndikimin e faktorëve destruktivë si është Rusia, pasi sipas tij, tani ata kanë më shumë hapësirë për të vepruar.

“Sa këto tensione dëmtojnë në formë të ndërsjellë proceset? Po, pikërisht po e dëmtojnë. Duke shpërqendruar opinionin publik në ballafaqimin me këto kriza, ndërkohë që tani vëmendja duhet të shpërndahet në më shumë vende. Kjo njëherësh rrit mundësinë për ndikimin nga faktorët destruktivë, duke pasur tani më shumë hapësirë për të vepruar. Andaj ndikojnë negativisht te njëra-tjetra, por unë mendoj se do të gjejmë forcë, gjakftohtësi për të parë më larg dhe për të de-eskaluar këtë situatë të tanishme. Në këtë drejtim, unë do të veproj pa reshtur pasi kjo është e vetmja mënyrë dhe nuk do t’i nënshtrohem asnjë forme të presionit publik që bëhet për rolin tim që Maqedonia e Veriut të ketë raporte të mira me të gjitha shtetet, dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejoj që për përfitime politike, dikush të kidnapojë të ardhmen e njerëzve”, ka theksuar Osmani.

Sipas kryediplomatit maqedonas, Rusia është e interesuar dhe vepron në forma të ndryshme që në rajonin e Ballkanit Perëndimor të ketë krizë të përhershme dhe çështje të hapura, pasi në këtë mënyrë, sipas Osmanit, Moska mund të ndikojë në politikat e brendshme të rajonit.

Gjithashtu lexoni:

Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit

Kosova hap selinë e përhershme të Ambasadës në Londër

Haxhiu dekoron komandant Adem Shehin me “Urdhrin e Lirisë”

Takimi Ulutas-QUINT’i, ambasada e Britanisë kujton ndërhyrjen e NATO’s: Ishte jetike për ta ndaluar katastrofën humanitare në Kosovë

Begaj: Bashkëpunimi rajonal, element kyç për stabilitetin evropian

Kosova News 29/01/2023 29/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Zvicranët votojnë për kufizimin e popullsisë
15:02 -13/06/2026
Afër marrëveshjes SHBA-Iran, hap drejt hapjes së Ngushticës së Hormuzit
14:37 -13/06/2026
Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit
13:49 -13/06/2026
Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë
13:26 -13/06/2026
Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet
13:12 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?