KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gazeta gjermane Bild analizon propozimin franko-gjerman, Serbia përballë ultimatumit: BE ose Putinin!
Politikë

Gazeta gjermane Bild analizon propozimin franko-gjerman, Serbia përballë ultimatumit: BE ose Putinin!

Kosova News
Kosova News 08:48 -29/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Media prestigjioze gjermane, Bild, që ka analizuar propozimin evropian, shtron pyetjen se “a është kjo pika e kthesës në konfliktin e Kosovës?”. Fokusin kryesor e ka përqendruar në ultimatumin e vendosur përballë Serbisë, me presidentin Aleksandër Vuçiq, i cili duhet të bëjë zgjedhjen e vështirë: të shkojë nga Bashkimi Evropian ose të humbë gjithçka për Putinin.

Duke raportuar konferencën ku Vuçiq pranoi propozimin evropian si kornizë të re negociuese për marrëveshjen përfundimtare me Kosovën, Bild shkruan për kostot e mëdha që duhet të paguajë nëse refuzon kompromisin, përfshirë izolimin nga BE.

Lidhur me planin franko-gjerman, media prestigjioze nënvizon se ende nuk janë bërë të ditura pikat e tij, teksa i referohet disa drafteve të publikuara në mediat e Prishtinës dhe Beogradit.

“Parasheh që Serbia dhe Kosova të mos e njohin zyrtarisht njëra-tjetrën, por të pranojnë reciprokisht ekzistencën e tyre shtetërore brenda kufijve aktualë. Rrjedhimisht, Serbia do të ndalonte së penguari anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, me mbështetjen aktive të Rusisë”, shkruan Bild.

Më tej Bild shkruan se Putini do të ishte një nga të paktët humbës, nëse kthesa e Serbisë karshi Kosovës do të ndodhte zyrtarisht.

“Nëse me të vërtetë ka një kthesë, larg nga minimi i mëparshëm sistematik i shtetësisë kosovare, atëherë kjo do të jetë një humbje e rëndë për Rusinë dhe përpjekjet e saj destabilizuese në Ballkan”, shprehet eksperti Konrad Clewing.

Bild shkruan më tej se propozimi evropian është mbështetur edhe nga pesë shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Megjithatë saktëson se Vuçiq nuk ka marrë ende asnjë vendim dhe se përgjegjësinë për marrëveshjen përfundimtare me Kosovën ia ka lënë parlamentit dhe popullit.

Gjithashtu lexoni:

Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit

Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Gërvalla: Kosova hap “shtëpinë e përhershme” diplomatike në Londër

KQZ: Numërimi i votave të përfaqësive diplomatike mbyllet sot, po vazhdon numërimi i atyre me postë

Kosova News 29/01/2023 29/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Zvicranët votojnë për kufizimin e popullsisë
15:02 -13/06/2026
Afër marrëveshjes SHBA-Iran, hap drejt hapjes së Ngushticës së Hormuzit
14:37 -13/06/2026
Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit
13:49 -13/06/2026
Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë
13:26 -13/06/2026
Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet
13:12 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?