KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 360 mjekë të papunë, Vitia u premton zgjidhje
Politikë

Mbi 360 mjekë të papunë, Vitia u premton zgjidhje

Kosova News
Kosova News 09:55 -28/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Më shumë se 360 mjekë janë regjistruar në Odën e Mjekëve si të papunë në Kosovë, ndërsa një pjesë e tyre po presin nga Ministria e Shëndetësisë konkursin për specializime, raporton Ekonomia Online.

Nga Oda e Mjekëve kanë thënë se ka grupacione në Ministrinë e Shëndetësisë, e të cilët qëllimshëm nuk po i hapin konkurset. Ndërsa ministri i Shëndetësisë, ka premtuar zgjidhje brenda pak ditësh.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka thënë se apeli i institucioneve që mjekët të kthehen në Kosovë, ishte i panevojshme, pasi shumë prej tyre janë të papunë.

Ai ka kërkuar që një pjesë e tyre të angazhohen nëpër QKMF.

“Si e tillë nuk e di apelin që e ka bërë por është bërë një apel nga Ministria e Shëndetësisë që kolegët tanë që janë të punësuar jashtë apo që kanë një provojë që të kthehen të kontribuojnë, të punësohen në institucionet tona publike. Për ato flitet gjithmonë për mjek specialist, këta të cilët janë të papunë, me përjashtim të 10-12 të cilët janë specialistë të lëmive të cilat vërtet janë lëmi të ngopura në punësim, të tjerët janë mjek të përgjithshëm që në të vërtet do të duhej që të punësoheshin në shtëpi të shëndetit, por ne për zvogëlimin e numrit të këtyre dhe mbajtjen e diturive në vazhdimësi të mjekëve të rinj ne kemi propozuar që të fillohet me sistemin që e ka gjithë Evropa, që të punësohen edhe mjekë në klinikë dhe reparte të ndryshme në nivel sekondar dhe terciar”, ka thënë ai.

Ai ka pasur kritika edhe sa i përket qasjes së MSH-së ndaj Odave. Sipas tij, shumë herë po marrin “goditje të vogla” sa i përket specializimeve.

“Interesat personale brenda Ministrisë së Shëndetësisë me vite të tëra tash të grupacioneve të ndryshme kanë bërë që të bëhet luftë e madhe kundër Odave edhe shpesh me goditje të ulëta sa i përket specializimeve. Ne këtë udhëzim administrativ që ende është në fuqi e kemi kontestuar dhe kemi kërkuar një opinion ligjor nga Zyra Ligjore e Kryeministrisë e cila ka thënë që ky udhëzim është në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe ish-ministrat kanë vazhduar më të sepse kanë qenë interesat më shumë personale se sa për të bërë kuadro të reja. Është bërë ai kaosi i madh me specializant, një pjesë e tyre kanë shkuar, vitin e kaluar nga 211 mjekë të ri të cilët janë larguar, 27 për qind e tyre kanë qenë specializant, do të thotë se 40 prej tyre vetëm se kanë ecur për shkak të kushteve të cilat nuk u janë ofruar, kushtet të cilat janë të pa pranueshme për një gjeneratë të re që është shumë ma kërkuese se gjeneratat tona”, është shprehur Sejdiu.

Zgjidhjen këtij problemi e ka premtuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ai për Ekonomia Online, ka thënë se brenda pak ditësh, konkursi për specializim do të zgjidhet sipas udhëzimit administrativ.

“Është udhëzimi administrativ për shkollim specialistik i cili unë kam kërkuar nga grupi punues që ta katalizoj. Natyrisht ky udhëzim duhet të ketë të gjitha vërejtjet të cilat kanë ekzistuar më herët për hapjen e specializimeve. Besoj që shumë shpejtë në mos për dhjetë ditë ose dy javë ky udhëzim administrativ do të jetë në tavolinën time dhe posa të nënshkruhet udhëzimi administrativ ku do të adresohen të gjitha ato vërejtjet e problemet e identifikuara më herët që mos të na përsëriten prapë, menjëherë do të hapet edhe konkursi për specializim”, ka deklaruar Vitia./EO

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Stërvitje ushtarake e KFOR-it për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

Kosova News 28/01/2023 28/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?