KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 114 vjeçares i ndalohet pensioni: Gjyshe, të ka kaluar mosha (VIDEO)
Rajon

114 vjeçares i ndalohet pensioni: Gjyshe, të ka kaluar mosha (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 18:42 -27/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qamile Marra është 114 vjeçe dhe i kanë ndaluar dhënien e pensionit me pretendimin se i ka kaluar mosha. Ajo është nga fshati Ferras i Kuçovës dhe familjarët e saj kanë hasur vështirësi në marrjen e pensionit të pleqërisë.

Djali i saj, Hysen Marra, tha për gazetarët se në muajin Janar 2023, nëna e tij nuk e ka marrë dot pensionin mujor prej 7,700 lekësh (65 euro) sepse e kanë bërë të vdekur.

Sipas tij familjarët duhet të deklarojnë në zyrat e Gjendjes Civile Kuçovë nëse është gjallë apo jo nëna e tyre çdo fillim viti. Këtë gjë ata nuk e kanë ditur ndaj nuk u ka ardhur pagesa e pensionit.

Edhe nusja e djalit, Rrahime Marra, tregon se vjehrra e saj nuk e ka marrë pensionin sepse i kanë thënë që ka kaluar moshën dhe se duhen dokumente për ta vërtetuar nëse e moshuara jeton ende.

“Jam nusja e Qamiles. Vajtëm për të marrë pensionin këtë muaj, në Janar. Shpërblimin e morëm, pensionin nuk e morëm. Vajti burri për t’u ankuar atje se duhet një certifikatë. I gjetëm dhe i çuam. Vajtëm pastaj dhe na thanë ka mbushur moshën. Ç’qenka kjo, paska mbushur moshën dhe mos të rronka më. I ka ditët e Perëndisë. Ia ka dhuruar Zoti. Aq sa merr, 70, ne nuk i kërkojmë lekë shtetit. Nuk do ta hedh në rrugë unë plakën. Të tre pensionista jemi. Ka kaluar moshën, është 114 vjeçe. Le të jetë edhe 200 ajo ka ditët e veta”, tha nusja, raporton Klan News.

114-vjeçarja Qamil Marra është në gjendje të mirë shëndetësore dhe thotë se nuk vuan nga asnjë sëmundje.

Ajo ka 6 fëmije, 4 vajza dhe 2 djem, ku vajza e madhe është 85 vjeçe. E moshuara tregoi se ka punuar 35 vjet në kooperativë bujqësore dhe për këtë merr një pension prej 7,700 Lekësh. Ushqehet me bylmet dhe madje bën punët e shtëpisë dhe i lan vetë rrobat e saj.

“Hymë në kooperativë. Çfarë punonin burrat punonim ne. Mirë kemi qenë, por edhe për të vuajtur shumë kemi vuajtur. Nuk kishe njeri në shtëpi. Për të ngrënë ishe 7-8. Kemi vuajtur. Çfarë ka shpia mor bir ndonjë lugë bylmet, çfarë do hash tjetër”, shprehet e moshuara.

114-vjeçarja jeton bashkë me djalin e saj të vogël, 76 vjeç dhe nusen 68 vjeçe.

“Unë kam ardhur në moshën 17 vjeçe te burri. Gjeta 3 çupat këtu dhe kunatin e vogël, pa martuar këta. Plaka tha unë do vij me ty. Hajde thashë unë. Tek hanë këta fëmijët e mi hani dhe ju të dy burrë e grua thashë unë se kisha dhe vjehrrin atëherë. Unë me vjehrrin dhe me vjehrrën kam shkuar jashtë mase. Unë kam 50 vjet që kam ardhur tek kjo familja këtu”, tha nusja e Qamiles.

“Nënë Qamilja ka pasur jetë të shëndetshme. Kurrë tek doktori nuk e kam çuar. Vetëm një herë kur i merret mendja që ka një dhimbje koke. Vetëm për atë është kuruar Qamilja. Asnjë sëmundje nuk ka. Asaj i jap një kokërr vezë në mëngjes. Do pijë kafen dhe do hajë bukën. Me çfarë e do i them unë. Me çfarë të ketë thotë. I jap djathë dhe kos se unë kam bagëti të imëta. Nënë Qamilja fshin, kur nuk jam unë këtu shikon pulat. Lan rrobat e veta me dorë nuk i fut në lavatriçe. I laj unë thotë”, shprehet nusja e 114-vjeçares.

Por çfarë bën gjithë ditën e moshuara?

“Kur ngrihen të gjithë ngrihem dhe unë, por në vapë nuk fle. Në mëngjes ngrihem, bëj ato punë që më takojnë. Shikoj ato pula, ata zogj. Por kështu bukë e gjellë i kam lënë, bëj dy vjet. Dua, por nuk kam fuqi. Edhe është nusja vetë në shtëpi”, tha ajo.

Edhe pse është 114 vjeçe, Qamile Marra uron për një jetë edhe më të gjatë. Ajo thotë se nuk ngopet me jetën njësoj si lumi me ujin.

“Ngopet lumi me ujë që të ngopet robi me jetë? Ai thotë të shoh dhe një çikë, të shoh dhe një çikë. Nuk ngopem me jetë”, tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Kosova News 27/01/2023 27/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec
13:18 -11/07/2026
Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …
13:09 -11/07/2026
Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut
13:03 -11/07/2026
Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra
12:57 -11/07/2026
Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?