Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me aksionet e PDK-së dhe LDK-së.
Ai akuzoi ata se po bashkëpunojnë me PSD-në se çfarë aksioni simbolik të kryejnë.
Bajqinovci ndër tjerash ka thënë se çfarëdo që po bëjnë LDK e PDK ka bërë Vetëvendosja më herët, veçse VV-ja edhe me përmbajtje kurse këta veç me formë.
“Xhepat plot me para nga shitja e vetes dhe e çdo parimi, nuk të lejojnë shumë kreativitet dhe kundërshti”, përfundoi Bajqinovci.


