Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) që është nën mbikëqyrjen e Komunës së Prishtinës ka hapur një tender për të blerë 5 trotinetë elektrikë.
Kjo ndërmarrje po synon që me 3 mijë e 540 euro të blejë 5 trotinetë elektrikë. Sipas llogaritjes del se NPB po paguan për një trotinet 708 euro.
Në njoftim thuhet se tenderi është hapur me 24 janar dhe procedura është ‘kuotim i çmimit’.
Te specifikat tenike të tenderit, kërkohet që trotineti shpejtësinë ta ketë minimumi 25 km/h dhe kohëzgjatjen minimumi 60 kilometra, ndërsa fuqia e motorit është kërkuar të jetë 500W.
Tenderi është i hapur për oferta edhe pak ditë, më saktësisht deri më 31 janar 2023.




