KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës, Kosova në pozitë favorizuese
Politikë

Pas përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës, Kosova në pozitë favorizuese

Kosova News
Kosova News 13:37 -24/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjasat që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës gjatë këtij viti, janë mjaft të mëdha. Kështu thonë njohës të proceseve të integrimeve evropiane. Sipas tyre, pas përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës, Kosova është në një pozitë favorizuese për anëtarësim, e kjo është edhe në interes të Bashkimit Evropian.

Pas përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës, për shkak të luftës në Ukrainë, Kosova aplikoi për anëtarësim në këtë organizatë vitin e kaluar.

Marrë parasysh realitetin e krijuar pas suspendimit të Rusisë, gjasat janë reale që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, gjatë vitit 2023, thotë për Radio Kosovën, profesori universitar, Arben Fetoshi.

“Besoj se kemi të bëjmë me një momentum favorizues për Kosovën, ndonëse Serbia vazhdon me agresionin e saj diplomatik ta kundërshtojë një gjë të tillë. Unë besoj që brenda vitit 2023 do të duhej që Asambleja e Parlamentare e Këshillit të Evropës të miratonte pranimin e Kosovës si anëtarja më e re kësaj organizate të rëndësishme për të drejtat e njeriut në Evropë”, tha për RTK ai.

Edhe politologia Arta Tahiri Beqa, beson se gjatë këtij viti Kosova mund të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.

“Në qoftë se bazohemi te kriteret për pranimin e një shteti në Këshillin e Evropës, këto kritere Kosova i plotëson dhe mund të jetë anëtare e kësaj organizate. Gjasat sigurisht se janë të mëdha, sado që opozita dhe individë të caktuar kanë dhënë deklarata këtë vit se kemi marrë një përgjigje negative. Zyrtarisht akoma në faqen zyrtare të Këshillit të Evropës nuk ka të dhëna se është refuzuar kërkesa e Kosovës për anëtarësim”, theksoi Tahiri-Beqa.

Pohimet në medie dhe pretendimet e opozitës se është votuar kundër kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, janë mohuar nga autoritetet kosovare që thonë se janë siguruara votat për anëtarësim.

Ndërkohë, profesor Dritëro Arifi tregon për Radio Kosovën disa nga fazat që duhet kalojë Kosova para se të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

 “Aplikimi, tash duhet të kalojë te niveli i Këshillit të Komitetit të Ministrave. Nëse këtu kalon, pastaj aplikimi shkon në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku po ashtu duhet të votohet me 2/3. Unë besoj se Kosova i ka këto vota”, tha Arifi.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë dhe ka 46 anëtarë.

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Kosova News 24/01/2023 24/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?