KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Gërvalla: Asociacioni një-etnik ka vdekur
Politikë

Ministrja Gërvalla: Asociacioni një-etnik ka vdekur

Kosova News
Kosova News 12:48 -24/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Asociacioni i Komunave me Shumice serbe, në sytë e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka vdekur, kjo pasi që sipas saj Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se 23 nenet e kësaj marrëveshjeje nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Beogradi vërtet flet për Asociacionin, por ky propozim ka vdekur dhe nuk mund të ringjallet. Gjykata Kushtetuese vendosi që Asociacioni të mos ndodhte. Nuk është e mundur të gjesh një qeveri në një botë demokratike që është e gatshme të zbatojë diçka që shkel kushtetutën e saj”, ka thënë Gërvalla në një intervistë për mediumin estonez, ERR.

Për Gërvallën Asociacioni një-etnik, të cilën e kërkon Serbi, është një zgjidhje e shekullit 19-të.

Megjithatë ajo shton se Kosova është e gatshme të diskutojë për të drejtat e pakicave në rast se edhe Beogradi zyrtar pajtohet në të njëjtën mënyrë të diskutojë për pakicën shqiptare në Serbi.

“Për ne nuk është problem t’u japim serbëve të njëjtat të drejta siç u jep Serbia minoriteteve të saj. Ne aktualisht garantojmë të drejta më të mëdha për pakicat se kushdo tjetër në rajon”, ka shtuar ajo

Duke folur për kërkesën e Serbisë për një Asociacion i cili ka kompetenca ekzekutive, kryediplomatja kosovare ka dhënë si shembull Bosnje e Hercegovinën, e cila sipas saj është shndërruar në një shtet jo-funksional për shkak se entiteti serb në Bosnje ka fituar një pushtet të tillë ekzekutiv brenda Bosnjës.

“Ne nuk do të bëjmë diçka të tillë në Kosovë. Të drejtat e pakicave janë të rëndësishme, ne jemi një vend multietnik, por dhënia e të drejtave të tilla që paralizojnë vendin tonë dhe e bëjnë atë jofunksional, nuk do të ndodhë”.

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

UEFA cakton datën e shortit të Ligës së Kampionëve 2026/27

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kosova News 24/01/2023 24/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?