KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fjalimi i Bogujevcit në Këshillin e Evropës, flet për dhunën seksuale gjatë viteve të 90-ta në Kosovë
Politikë

Fjalimi i Bogujevcit në Këshillin e Evropës, flet për dhunën seksuale gjatë viteve të 90-ta në Kosovë

Kosova News
Kosova News 11:49 -24/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci po merr pjesë në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës, ku po diskutohet mbi dhunën seksuale të lidhur me konfliktin.

Bogujevci u shpreh se duke ardhur nga një vend ku burrat dhe gratë kanë përjetuar dhunë seksuale në një konflikt të ndodhur jo shumë kohë më parë, nuk e ka menduar se sot do të fliste për një shtet tjetër të Evropës që sipas saj, po përjeton të njëjtin fat si Kosova.

“Duke ardhur nga një vend ku gratë, por edhe burrat, kanë përjetuar dhunë seksuale në një konflikt jo shumë kohë më parë, kurrë nuk e kam menduar se sot do të flisnim për një shtet tjetër në Evropë që po përjeton të njëjtin fat. Duke parë se çka po ndodhë në Ukrainë, shpresoj që ky raport do të shtyjë, jo vetëm shtetet anëtare të prioretizojnë çështjen, por dhe të vendosin mbështetjen e tyre aty, ku është nevoja, për të adresuar dhunën seksuale që po ndodhë në Ukrainë nga ushtria ruse”, tha Bogujevci.

Nënkryetarja e Kuvendit, thotë se nuk është hera e parë që dhuna seksuale është përdorur si armë lufte, duke rikujtuar përjetimet e Kosovës në vitet e 90-ta.

“Nuk është hera e parë që dhuna seksuale është përdorur si armë lufte. Ne e kemi përjetuar këtë në Ballkan në vitet e 90-ta, duke përfshirë edhe vendin tim. Ne duhet të sigurohemi që ata që planifikojnë të implementojnë këto strategji, të dënohen e që fatkeqësisht shumë shpesh nuk ndodh”, deklaroi Bogujevci.

“Duhet të jemi të fortë dhe të vendosur që ata që bëjnë këso krimesh të tmerrshme, të vendosen para tribunaleve, para gjykatave dhe të marrin akuzat që i meritojnë në lidhje me këto krime”, shtoi ajo.

Bogujevci theksoi se tashmë ekzistojnë instrumente për të mbështetur viktimat dhe sipas saj, është me rëndësi që të mbijetuarit të dëgjohen.

“Ne i kemi instrumentet në këto organizata që të mbështesim viktimat dhe duhet ta bëjmë pa hezituar. Dua të theksoj një aspekt tjetër të raportit për të cilin mendoj që është shumë me rëndësi, që të mbijetuarit të dëgjohen. Ne kemi shumë ide se çfarë duhet të vendoset në vend por, kur dëgjon të mbijetuarit dhe cilat janë nevojat e tyre, janë vendimtarë hapat të cilët ndërmerren në lidhje me ato nevoja”, përfundoi ajo.

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

UEFA cakton datën e shortit të Ligës së Kampionëve 2026/27

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kosova News 24/01/2023 24/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?