KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krejt çka u diskutua në takimin e Kurtit me 5 emisarët ndërkombëtarë
Politikë

Krejt çka u diskutua në takimin e Kurtit me 5 emisarët ndërkombëtarë

Kosova News
Kosova News 17:42 -20/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Kurti sot priti në takim emisarët ndërkombëtarë Lajčák, Escobar, Plötner, Bonne dhe Talò.

Tema kryesore e këtij takimi ishte propozimin evropian ku për këtë cështje u diskutua më shumë se dy orë. Në këtë propozim parashihet normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër.

Më tutje u diskutua edhe për të drejtat e pakicave dhe nevojën e Kosovës për njohjen nga shtetet mosnjohëse dhe anëtarësimin në organizata kyçe ndërkombëtare dhe trans-atlantike.

Kryeministri po ashtu njoftoj emisarët për të arriturat dhe sukseset e Kosovës në vitin që lamë pas në fushën e sundimit të ligjit, për reformat e ndërmarra, progresin demokratik dhe ekonomik, si dhe për aplikimin e Kosovë në Këshillin e Evropës në maj të vitit të kaluar dhe në Bashkimin Evropian në dhjetor, si hapa historik për Kosovën.

Pas këtij takimi, emisarët udhëtuan për në kryeqytetin e fqinjit verior të Republikës së Kosovës.

Komunikata e plotë:

Kryeministri Kurti priti në takim emisarët ndërkombëtarë Lajčák, Escobar, Plötner, Bonne dhe Talò

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi u takua sot me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministres së Italisë,  Giorgia Meloni, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kjo është hyra e dytë që kryeministrit Kurti priti në takim këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri, Plötner dhe Bonne, pas takimit të parë më 9 shtator 2022. Kësaj radhe atyre iu bashkëngjitën edhe këshilltari diplomatik i Kryeministres së Italisë, Talò dhe emisari amerikan, Escobar. Për më shumë se dy orë u diskutua për propozimin evropian, të cilën Kryeministri Kurti e vlerëson si bazë të mirë për diskutim të mëtejshëm për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër. U diskutua edhe për të drejtat e pakicave, për çka kryeministri ka shprehur konsideratën edhe në kornizën e përgjithshme për marrëveshje të propozuar nga vetë ai me 18 gushtit 2022 në Bruksel. Kryeministri Kurti, ndër të tjerash, theksoi nevojën e Kosovës për njohjen nga shtetet mosnjohëse dhe anëtarësimin në organizata kyçe ndërkombëtare dhe trans-atlantike.

Ai i njoftoi emisarët për të arriturat dhe sukseset e Kosovës në vitin që lamë pas në fushën e sundimit të ligjit, për reformat e ndërmarra, progresin demokratik dhe ekonomik, si dhe për aplikimin e Kosovë në Këshillin e Evropës në maj të vitit të kaluar dhe në Bashkimin Evropian në dhjetor, si hapa historik për Kosovën.

I falënderoi të gjithë emisarët dhe vendet e tyre për përkushtimin dhe angazhimin në procesin e dialogut dhe rrugën përpara, duke shprehur gatishmërinë e tij për takime të radhës të nivelit të lartë politik dhe intensifikim të procesit.

Pas këtij takimi, emisarët udhëtuan për në kryeqytetin e fqinjit verior të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

NATO i kërkon Serbisë t’i nxjerrë para drejtësisë grupin e Banjskës dhe personat që kishin sulmuar KFOR’in në Zveçan

KQZ: Më 3 korrik fillon afati për përmirësimin e Listës Votuese

Murati: Deputetët e opozitës vijnë dhe nuk e dinë pse vijnë, pyetni pse vijnë?

Ngërçi politik vazhdon, dështon edhe tentimi i 36-të për konstituimin e Kuvendit

Basha: I kemi 57 deputetë që votojnë, pse vetëm 4 deputetë të opozitës s’janë pro konstituimit

Kosova News 20/01/2023 20/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
29°C
Pristina
clear sky
30° _ 28°
28%
3 km/h
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Shërbimi rus i inteligjencës pretendon se Serbia po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë
18:16 -23/06/2025
Izraeli paralajmëron sulme tjera ndaj Iranit, u bën thirrje banorëve të Teheranit që të qëndrojnë larg zonave ushtarake
18:04 -23/06/2025
Rizvanolli: Kosova në asnjë moment nuk ka qenë në kolaps energjetik
17:28 -23/06/2025
Rizvanolli: Mafia energjetike mund të ekzistojë në Beograd, shpërndarja e dezinformata bëhet për qëllime që vetëm ata mund t’i dinë
17:19 -23/06/2025
NATO i kërkon Serbisë t’i nxjerrë para drejtësisë grupin e Banjskës dhe personat që kishin sulmuar KFOR’in në Zveçan
16:14 -23/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?