KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Nagavci njofton lidhur me mbajten e mësimit në Komunat e prekura nga vërshimet
Arsim

Ministrja Nagavci njofton lidhur me mbajten e mësimit në Komunat e prekura nga vërshimet

Kosova News
Kosova News 17:06 -20/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Për shkak të reshjeve të pandërprera të shiut të cilat kanë sjellë vërshime në disa komuna, është pamundësuar mbajtja e procesit mësimor në disa shkolla të vendit të premten.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se janë duke e përcjellë me kujdes të veçantë situatën dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse për menaxhimin e situatave emergjente si dhe drejtorët komunale të arsimit.

Po ashtu, ajo ka thënë se nxënësit në rajonet e prekura do të informohen me kohë nëse do mbahet mësimi të hënën.

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Arsimit, komunat të cilat nuk kanë mbajtur mësim të premten dhe kanë pësuar dëme për arsye të reshjeve të shiut janë:

-Podujevë: Mësimi nuk është zhvilluar në fshatin Pakashticë dhe në fshatin Peran.

-Viti: Në katër fshatra të Vitisë ka dëme të çative në shkolla, mirëpo mësimi është duke u mbajtur.

-Mitrovicë: Mësimi nuk është mbajtur në asnjë shkollë, si arsye e dëmeve dhe vërshimeve që janë krijuar nga të reshurat.

-Skenderaj: Mësimi nuk është mbajtur në asnjë shkollë, si arsye e dëmeve dhe vërshimeve që janë krijuar nga të reshurat.

-Pejë: Mësimi nuk është mbajtur në fshatin Kliqinë, ndërsa në fshatrat tjera deri më tash nuk ka probleme.

-Istog: Mësimi nuk është mbajtur në shkollën “Avni Rrustemi”, kurse dëme të mëdha ka edhe në shkollat tjera, por mësimi është zhvilluar.

-Klinë: Mësimi nuk është mbajtur në asnjë shkollë të kësaj komune, si arsye e dëmeve dhe vërshimeve që janë krijuar nga të reshurat.

-Zubin Potok: Mësimi nuk është duke u mbajtur në asnjë shkollë, si arsye e dëmeve.

“Ndërkaq, komunat të cilat kanë raportuar që nuk kanë dëme dhe mësimi është mbajtur në të gjitha shkollat janë: Prishtinë, Fushë Kosovë, Drenas, Ferizaj, Shtime, Lipjan, Hani i Elezit, Kaçanik, Gjakovë, Rahovec, Malishevë, Gjilan, Kamenicë, Novobërdë, Vushtrri, Deçan, Prizren, Suharekë, Junik, Dragash, Mamushë, Leposaviq, Zveçan”, ka shkruar Nagavci në Facebook. 

Gjithashtu lexoni:

NATO i kërkon Serbisë t’i nxjerrë para drejtësisë grupin e Banjskës dhe personat që kishin sulmuar KFOR’in në Zveçan

Ngërçi politik vazhdon, dështon edhe tentimi i 36-të për konstituimin e Kuvendit

Rikthehet në funksion Njësia B1 e Termocentralit Kosova B

Parandalohet kontrabandë me cigare në Aeroportin e Prishtinës – Shtetajsa e huaj kapet me 100 steka me banderola shqiptare

Vrasje në tentativë në Drenas

Kosova News 20/01/2023 20/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
29°C
Pristina
clear sky
30° _ 28°
28%
3 km/h
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Shërbimi rus i inteligjencës pretendon se Serbia po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë
18:16 -23/06/2025
Izraeli paralajmëron sulme tjera ndaj Iranit, u bën thirrje banorëve të Teheranit që të qëndrojnë larg zonave ushtarake
18:04 -23/06/2025
Rizvanolli: Kosova në asnjë moment nuk ka qenë në kolaps energjetik
17:28 -23/06/2025
Rizvanolli: Mafia energjetike mund të ekzistojë në Beograd, shpërndarja e dezinformata bëhet për qëllime që vetëm ata mund t’i dinë
17:19 -23/06/2025
NATO i kërkon Serbisë t’i nxjerrë para drejtësisë grupin e Banjskës dhe personat që kishin sulmuar KFOR’in në Zveçan
16:14 -23/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?