KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vërshimet – A është uji i pijshëm në Kosovë? – IKSHPK me njoftim për të gjitha rajonet e vendit
Siguri

Vërshimet – A është uji i pijshëm në Kosovë? – IKSHPK me njoftim për të gjitha rajonet e vendit

Kosova News
Kosova News 14:22 -20/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se uji në rrjetet shpërndarëse nga sisteme me vlera të shtuara të turbullirës nuk është brenda standardit të paraparë dhe nuk rekomandohet të pihet.

IKSHPK rekomandon që konsumatorët që shfrytëzojnë këto rrjete shpërndarëse të ujit nga sisteme me vlera të shtuara të turbullirës para përdorimit ta vlojnë si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse.

Lexoni të plotë njoftimin e IKSHPK për të gjitha kompanitë rajonale të ujësjellësit:

KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë:  fabrika në Shkabaj dhe fabrika në Drenas.

Turbullira e shtuar në Kanalin Ibër Lepenc e ka vështërsu procesin e trajtimit te ujit në FPU Shkabaj dhe  në FPU Drenas. Këto dy fabrika janë jashtë funksionit për shkak të pamundësisë të proceseve  teknologjike të përpunimit te ujit. Për shkak të uljes së kapacitetit prodhues janë duke u zbatuar restrikcione në tërê zonat e shërbimit të KRU-Prishtina.

Të gjitha mostrat e testuara në laboratoret e IKSHPK janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.

KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: fabrika në Shipolit- Mitrovicë dhe fabrika në Balice- Vushtrrisë

Nga dje datë 19.01.2023 FPU Balicë/Vushtri dhe FPU ne Shipol/Mitrovicë ka ndërpre furnizimin  në Mitrovicë dhe Skenderajit  për shkak të rritjes së turbullirës në ujin e pa përpunuar.

Pritet në orët e pasdites të startojë trajtimi me kapacitet të zvogluar.

Në mostrat e grumbulluara deri dje, analiza laboratorike fiziko-kimike rezultojnë me vlerë të ngritur të turbullirës e cila i tejkalon vlerat standarde të lejuara. Nga rezultatet preliminare tē mostrave bakteriologjike të ditës së djeshme, janë në rimbjellje dhe rezultatet përfundimtare që do të përfundojnë nesër.

KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: burimin Drini I Bardhe –Radavc dhe burimi Shkoze-Junik

Turbullira vazhdon me qenë prezente në burimet Burimi Drini i Bardhe-Radavc dhe burimi Shkoze-Junik.

Ndërsa për shkak të vershimeve dhe prurjeve në burime, është ndërprerë furnizimi me ujë nga burimi Jarine-Klinë dhe tani furnizimi bëhet vetëm nga fabrika e ujit në Klinë. Gjithashtu eshte nderprere furnizimi me ujë nga burimi i ujit drenazhet sistemi CDF-Deçan.

Të gjitha mostrat e testuara në laboratoret e QRSHP-Pejë janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.

KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës: burimi  në Demjan dhe Gërqinë.

Në zonat e furnizimit nga KRU”Gjakova” gjendja e cilësisë së ujit të pijes është e qetë, të gjitha mostrat e analizuara janë brenda standardeeve të parapara për ujin e pijshëm.

Në zonat e furnizimit nga burimet në Demjan dhe  Gërqinë uji nuk është për pije për shkak të vlerave të shtuara të turbullirës

KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë dhe sistemi në Kacanik

Te gjitha mostrat e ujit të cilat janë marrë dje dhe sot në Ferizaj dhe Kaçanik janë brenda standardeve për ujin e pijes

Uji në rrjetet shpërndarëse nga sisteme me vlera të shtuara të turbullirës nuk është brenda standardit të paraparë dhe nuk rekomandohet të pihet.

Rekomandohen konsumatorët që uji para përdorimit të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse

Ekipet tona në teren vazhdojnë me monitorim të rregullt.

Gjithashtu lexoni:

Digjen disa vetura në parking në Breg të Diellit, nuk raportohet për të lënduar

Aksident trafiku në Deçan, lëndohen tre persona

KEK-u: Nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Komandanti i KFOR-it drejton një ceremoni të dorëzimit të detyrës në kampin ‘‘Film City’’

VV në Prizren me aksion simbolik pas arrestimit të zyrtarës së urbanizmit: Komuna është shndërruar në vatër të krimit ndërtimor

Kosova News 20/01/2023 20/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
59%
2 km/h
Sat
25 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C

Lajmet e Fundit

Digjen disa vetura në parking në Breg të Diellit, nuk raportohet për të lënduar
22:59 -20/06/2025
Aksident trafiku në Deçan, lëndohen tre persona
22:48 -20/06/2025
Në kohën kur po zhvillon luftë me Izraelin, Irani goditet edhe nga tërmeti
22:16 -20/06/2025
Gjykata urdhëron kthimin e 4.4 milionë eurove, Telekomi e mirëpret vendimin
21:09 -20/06/2025
Vasfije Krasniqi tregon historinë në OKB: Drejtësia është detyrim
20:37 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?