KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-zyrtari i Qeverisë, Zahir Bajrami dënohet për mashtrim me 2 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë
Siguri

Ish-zyrtari i Qeverisë, Zahir Bajrami dënohet për mashtrim me 2 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë

Kosova News
Kosova News 11:36 -20/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rigjykim e ka shpallur fajtor ish-zyrtarin e Qeverisë së Kosovës, Zahir Bajrami, duke e dënuar me 2 vite burgim dhe 5 mijë  euro gjobë për mashtrim.

Sipas aktgjykimit të shpallur të premten nga gjykatësi Agim Kuçi, në dënimi me burgim ndaj Bajramit do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Gjithashtu, i  akuzuari obligohet që në emër të paushallit gjyqësor të paguajë shumë prej 100 euro, si dhe shumën prej 50 euro në emër të kompensimit të viktimave të krimit.

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest të rregullt civil.

Sipas gjykatësit Kuçi, pala e pakënaqur ndaj këtij vendimi ka të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e marrjes së kopjes së aktgjykimit.

Ndryshe, Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim për herën e tretë rastin ndaj të akuzuarit Zahir Bajrami, për shkak se ka gjetur shkelje esenciale të dispozitave ligjore.

Ndërsa, më 21 gusht 2019, prokurorja Dulina Hamiti kishte bërë precizimin e dispozitivit të aktakuzës për të akuzuarin Zahir Bajrami, për të cilin kishte thënë se do të bëjë korrigjim në rreshtin e parë ku thuhet se “I pandehuri Bajrami me qëllim të përftimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten dhe djalin e tij sa ishte drejtor për Buxhet dhe Financa në Zyrën e Kryeministrisë së Kosovës, kishte mashtruar të dëmtuarin” dhe sipas prokurores pas kësaj vazhdon dispozitivi me fjalët prej vitit 2012, disa herë ishin takuar me të dëmtuarin Musliji.

Lidhur me këtë rast, i akuzuari Zahir Bajrami, në tetor 2017, ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare” dhe ai ishte dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim.

Ndërsa, djali i tij, Adrian Bajrami, për veprën penale “Mashtrim”, ishte dënuar me një vit burgim me kusht, dënim i cili nuk do të ekzekutohej nëse ai nuk do të kryente vepër tjetër penale brenda periudhës prej dy vitesh.

Ky rast ishte kthyer në rigjykim, në mars të vitit 2018, për shkak se sipas Gjykatës së Apelit, aktgjykimi i shkallës së parë, ishte përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, dispozitivi i aktgjykimit ishte kundërthënës me arsyetimin e aktgjykimit dhe me përmbajtjen e shkresave të lëndës dhe se sipas kësaj gjykate, nuk ishin paraqitur arsyet mbi faktet vendimtare.

Por, në seancën e rigjykimit të mbajtur më 16 tetor 2018, prokurori që kishte në përfaqësim këtë lëndë, Kujtim Munishi, në fjalën përfundimtare, për të akuzuarin Zahir Bajrami kishte bërë rikualifikimin juridik nga vepra penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, në atë të “Mashtrimit”.

Sipas prokurorit Munishi, ishte vërtetuar se i akuzuari Zahir Bajrami nuk kishte shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe se vepra penale për të cilën ai akuzohet nuk kishte të bëjë me veprën penale të keqpërdorimit.

Më pas, 24 tetor 2018, Zahir Bajrami ishte shpallur sërish fajtor, duke u dënuar me një vit burgim efektiv si dhe 5 mijë euro gjobë, derisa Adrian Bajrami, ishte dënuar me një vit burgim me kusht, i cili dënim nuk do të ekzekutohej nëse ai brenda dy vitesh nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale. Krahas dënimit me kusht, Adrian Bajrami ishte dënuar edhe me pesë mijë euro gjobë.

Por, sërish në mars të vitit 2019, Gjykata e Apelit këtë rast e kishte kthyer në rigjykim, pasi që kishte aprovuar ankesën e mbrojtjes.

Sipas aktakuzës, Zahir Bajrami, derisa ishte drejtor për Buxhet dhe Financa në Zyrën e Kryeministrisë së Kosovës, që nga viti 2012 disa herë ishte takuar me të dëmtuarin Elsadat Musliji, të cilit i kishte premtuar se përmes pozitës së tij, do të ndikojë në Gjykatën e Apelit për heqjen e dënimit prej tre vitesh burgim.

Sipas prokurorisë, Zahir Bajrami, më 9 shkurt 2017, përmes djalit të tij, të akuzuarit Adrian Bajrami, të dëmtuarit Musliji, ia kishte marrë nga 10 mijë euro, duke i shkaktuar dëm, ndërsa për vete kishte përfituar pasuri të kundërligjshme.

Në aktin akuzues thuhet se Adrian Bajrami, fillimisht i kishte marrë të dëmtuarit 10 mijë euro, ndërsa pastaj ia kishte kërkuar edhe 10 mijë të tjera.

Më pas, në aktakuzë thuhet se Elsadat Musliji, e kishte paraqitur rastin në polici, me ç’rast më 9 shkurt 2017, stimulohet rasti nga ana e pjesëtarëve të policisë, ku i pandehuri Adrian ia kishte marrë 10 mijë euro me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm.

Pas këtij rasti, Zahir dhe Adrian Bajrami ishin arrestuar menjëherë nga policia, e ku më pas Zahir Bajrami ishte suspenduar nga detyra që mbante në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës./BpD

Gjithashtu lexoni:

​Policia apel qytetarëve: Krimet e luftës raportoni në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë

Aksident i rëndë në Carralevë, përfshihen tre kamionë dhe një veturë

Inspektim në disa autoparkime në rajonin e Pejës, evidentohen shkelje të ndryshme

Sami Lushtaku dhe 7 të akuzuarit e tjerë para gjykatës, pritet të japin fjalët përfundimtare në rastin “Drenica 1”

Kosova News 20/01/2023 20/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

​Policia apel qytetarëve: Krimet e luftës raportoni në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës
18:10 -24/07/2026
Qeveria miraton dhënien me qira të një pjese të pronës publike në Reçak për shfrytëzimin e gurit gëlqeror
15:59 -24/07/2026
Miratohet projekt-rregullorja për rekrutimin e zjarrfikësve
15:57 -24/07/2026
Miratohet nisma për marrëveshjen e grantit prej 17.2 milionë eurosh për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë
15:54 -24/07/2026
Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë
15:40 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?