Arrijnë disa nga ndërkombëtarët në aeroport, pas pak nis takimi me Kurtin
Pak më parë ka arritur delegacioni i disa prej ndërkombëtarëve i kryesuar nga përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav MIroslav Lajçak.
Ai është parë në Aeroportin e Prishtinës me këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, Jens Plotner, Emmanuel Bonnesë që shërben si këshilltar i presidentit francez, Emmanuel Macron, si dhe Franceso Maria Talo, i cili është këshilltar i kryeministres italiane Giorgia Meloni.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret sot në takim pesë zyrtarë nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja.
Zyra e kryeministrit ka njoftuar se Kurti do të takohet me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò dhe zëvendësndihmës sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Takimi do të zhvillohet duke filluar nga ora 10:00.