Pas një debati disa orësh, për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, deputetët e Kuvendit kanë shkuar në pushim deri në ora 15:30.
Gjatë debatit për tërheqjen e Trustit që është sjellë në Kuvend si nismë qytetarëve përmes nënshkrimeve, nuk ka marrë mbështetje nga pozita, por ka marrë mbështetje nga partitë opozitare.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se kanë një takim të planifikuar më parë me grupet parlamentare dhe për këtë duhet të shkojnë në pushim deri në orën 15:30.


