Bashkimi Evropian kërkon nga Kosova dhe Serbia qё të respektojnë plotësisht dhe pa kushte marrëveshjen dhe zgjidhjet pёrkatёse qё datojnё mё 23 nëntor të vitit 2022.
Zёdhёnёsi i BE-sё ka rikujtuar se konform marrëveshjes, Kosova dhe Serbia kanë ranë dakord për masat specifike në lidhje me targat; për të deskaluar situatën dhe për t’u fokusuar plotësisht në propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve të tyre.
“Këtu përfshihet edhe ujdia që Kosova tё përmbahet nga çdo veprim i mëtejshëm detyrues kundër pronarëve të automjeteve me targa KM dhe ruajtjen efektive e status quo-së derisa çështja të mund të zgjidhet në dialog dhe gjendet njё zgjidhje e qëndrueshme. Dhe këtu përfshihet gjithashtu ujdia që Serbia të mos lëshojë më targa të reja KM”, ka rikujtuar zëdhënёsi Stano.
Nё anën tjetër, Stano konfirmon se BE ka parasysh vendimin e Serbisë tё datuar mё 6 dhjetor tё vitit të kaluar, qё ngjitësit e regjistrimit për targat KM nuk do të rinovohen.
“Siç kemi kuptuar, rinovimi i sigurimit dhe i kontrollit teknik kishte të bënte me automjetin dhe jo me targat, prandaj si i tillë nuk mund të konsiderohet si rinovim i targës”, konsideron zёdhёnёsi Stano.
Ai pёrsёriti ftesёn palёve që të respektojnë marrëveshjen dhe të fokusohen në normalizimin e marrëdhënieve bazuar në propozimin e BE-së. Secila çështje rreth interpretimit tё asaj qё u dakordua mё 23 nëntor, sipas Stanos, duhet të diskutohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe jo “me veprime të pakoordinuara në terren, të cilat mund të destabilizojnë më tej situatën, e cila edhe ashtu ёshtё e brishtë”.


