KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Po favorizon presidentin e Serbisë? – Parlamenti Evropian kërkon investigim për komesionerin e zgjerimit, Oliver Varhelyi
Politikë

Po favorizon presidentin e Serbisë? – Parlamenti Evropian kërkon investigim për komesionerin e zgjerimit, Oliver Varhelyi

Kosova News
Kosova News 10:11 -19/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ligjvënësit e Parlamentit Evropian kanw bërë thirrje të mërkurën për një hetim ndaj komisionerit të zgjerimit Oliver Varhelyi. Deputetët shprehin shqetësimin se ai favorizon presidentin serb pro rus, Aleksandar Vuçiq. 

Në raportin e miratuar të mërkurën nga Parlamenti Evropian në Strasburg, eurodeputetët i kërkuan komisionit të BE-së të nisë një “investigim të pavarur dhe të paanshëm” për të parë se a është politika dhe sjellja e komisionerit të zgjerimit Oliver Varhelyi, në kundërshtim me kodin e sjelljes se Komisionit dhe të BE.

Në raportin vjetor për zbatimin e Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP), miratuar të mërkurën me 407 vota pro, 92 kundër dhe 142 abstenime, PE shpreh shqetësimin për informacione që supozojnë se politikani hungarez “përpiqet qëllimisht të anashkalojë dhe minojë reformat demokratike dhe sundimin e ligjit në vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE)”.

Prandaj PE i bën thirrje Komisionit Evropian të nisë një hetim të pavarur dhe të paanshëm për të përcaktuar nëse sjellja dhe politikat e Komisionerit është në kundërshtim me Kodin e Sjelljes për Anëtarët e Komisionit dhe detyrimet e Komisionerit sipas Traktateve të BE-së.

Grupi S&D, i socialistëve dhe demokratëve, në Parlamentin Evropian, i cili promovoi peticionin, tha se ishte “i alarmuar nga lajmet” për veprimet e komisionerit. “Komisioneri Várhelyi vazhdimisht relativizon sulmet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç ndaj demokracisë dhe mbështet veprimet separatiste të Milorad Dodik”. Ky grup, i dyti për nga madhësia në Parlamentin Evropian, thotë se e ka “pranuar kandidaturën e komisionerit Várhelyi me kusht që ai të veprojë vetëm në interes të të gjithë BE-së. Jo në interes të qeverisë së Budapestit. Tani, pas tre vjetësh në detyrë, ka arsye serioze për të besuar se komisioneri po ndjek axhendën e (Viktor) Orban”, është shprehur eurodeputeti holandez Thijs Reuten, një nga bashkëhartuesit e raportit.

Progresraporte në dobi të autokratëve: Parlamenti Evropian kërkon investigim të pavarur për komisionderin e zgjerimit, Varhelyi.

“Roli i Komisionit Evropian është të mbrojë integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës, të promovojë demokracinë në Serbi dhe të garantojë paqen dhe stabilitetin në Mal të Zi dhe Kosovë. Jo anasjelltas”, thekson S&D.

“Mbështetja e pozicioneve nacionaliste dhe separatiste të Dodikut jo vetëm që do të ishte kundër Kodit të Sjelljes për anëtarët e Komisionit Evropian, por do të ishte lojë me zjarrin”, paralajmëron ai në deklaratë.

Në bazë të raporteve të Komisionit, Këshilli vendos për një mandat negociues me vendet përkatëse, Bosnja dhe Hercegovina e mori statusin e kandidatit për BE në tetor, duke iu bashkuar Malit të Zi dhe Serbisë, Kosova ende nuk e ka marrë këtë status, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë tashmë në një fazë të re në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, me negociatat e anëtarësimit të hapura që nga 19 korriku.

Komisionieri i zgjerimit Varhelyi konsiderohet si njeriu i Orbanit në Bruksel dhe është kritikuar edhe më parë për sjellje miqësore dhe të butë ndaj autokratëve të Ballkanit, sidomos presidentit serb, Aleksander Vuçiç.

Parlamenti Evropian kërkon ndaljen e negociatave për pranim të Serbisë në BE

Dje Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për harmonizimin e politikës së politikës së jashtme dhe sigurisë së Bashkimit Evropian dhe një pjesë e këtij dokumenti i referohet Serbisë, duke iu drejtuar me qëndrimin se Beogradi duhet të përputhë politikën e jashtme me atë të BE-së.

Në raport, PE për herën e dytë i bën kërkesë zyrtare BE-së të ndalë negociatat me Serbinë deri të mbushë disa kërkesa thelbësore, dhe më e rëndësishmja është konsideruar harmonizimi i plotë i politikës së jashtme të Serbisë me të Bashkimit Evropian.

Nga 632 deputetë, 357 votuan për rezolutën, 180 ishin kundër e 95 abstenuan.

Parlamenti Evropian ka theksuar rëndësinë e harmonizimit të plotë me politikën sanksionuese kundër vendeve të treta. Aty Serbia kritikohet për nivelin e ulët të harmonizimit me politikën e jashtme të BE-së, sidomos me reagimin ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Parlamenti Evropian ka thënë se kapitujt e tjerë të negocimit duhet të hapen vetëm kur Serbia t’u përmbahet zotimeve për reformë në demokraci, sundim të ligjit dhe të harmonizojë plotësisht politikën e jashtme me të BE-së.

Europarlamentarët në rezolutë kanë kujtuar se Serbia “si shtet që përpiqet të integrohet, duhet t’u përmbahet vlerave të përbashkëta”.

Po ashtu, në Rezolutë kritikohet Serbia për kërcënimet e saj ndaj Kosovës dhe për përpjekjet destabilizuese përmes aktorëve dytësor në Kosovë. Theksohet pakthyeshmëria e pavarësisë së Kosovës dhe u bëhet thirrje pesë anëtarëve të BE-së që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës ta njohin atë sa më parë.

Rezoluta e djeshme nga Parlamenti Evropian, Vuçiq: Është hipokrite, pjesa që lidhet me Kosovën është më e keqja

Gjithashtu lexoni:

“Çka po do opozita?” – deputeti i VV-së publikon “skenarin” e dështimit të seancave të Kuvendit

Tragjedi në Malajzi: Ndërron jetë ish-portieri gjatë një ndeshjeje bamirësie

Kosova në bllokadë politike, institucione të reja apo zgjedhje të jashtëzakonshme?

Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë

Haradinaj: Nuk jemi konsultuar ende, por jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti

Kosova News 19/01/2023 19/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Vala e nxehtësisë, Ballkani përballet me thatësirë të madhe dhe kufizime të ujit
11:30 -06/07/2025
Dyshohet për atentatin ndaj “mbretit të kokainës” në Milano/ Ekstradohet nga Dubai në Itali shqiptari në kërkim
11:26 -06/07/2025
Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytetet e së ardhmes mund të ndërtohen me lavë
11:22 -06/07/2025
Përmbytjet në Teksas, mbi 51 viktima e dhjetëra të zhdukur. Vijojnë kërkimet
11:20 -06/07/2025
Pse Trump nuk dëshironte t’i shtrëngonte duart me Merkelin?
11:17 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?