KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Murati në Vjenë,  merr pjesë në Forumin për Qëndrueshmëri e Barazi Ekonomike
Ekonomi

Ministri Murati në Vjenë,  merr pjesë në Forumin për Qëndrueshmëri e Barazi Ekonomike

Kosova News
Kosova News 16:12 -21/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka marrë pjesë në Forumin për Qëndrueshmëri dhe Barazi Ekonomike të organizuar nga Fondi i OPEC-ut për Zhvillim, në të cilin u diskutua mbi rëndësinë e politikave të mirëfillta publike në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe tranzicionin e gjelbër.

Gjatë fjalës së tij, ministri Murati u shpreh se Qeveria e Kosovës ka një bashkëpunim të ngushtë me institucionet zhvillimore në fushën e tranzicionit të gjelbër, duke theksuar marrëveshjet për energji efiçiente, energji solare, të erës e bateri akumulative si disa nga shembujt e projekteve në këtë fushë.

Sa i përket zhvillimit të qëndrueshëm, ministri Murati theksoi se Qeveria e Kosovës po prioritizion prodhimin vendor si instrument kyç në zhvillimin ekonomik, posaçërisht në periudhën pas-pandemike ku Kosova po ndërlidhet në zinxhirin e eksportit, si me vendet fqinje ashtu edhe me vendet më të largëta.

Me këtë rast, Murati ftoi Fondin e OPEC-ut për Zhvillimin dhe investitorët e tjerë ndërkombëtar që të intensifikojnë tutje bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në projekte që synojnë ngritjen e mirëqenies së përgjithshme qytetare në vend.

Ky forum ka mbledhur liderë qeveritarë, ministra nga vendet anëtare dhe partnere të Fondit OPEC, krerë të institucioneve të Grupit Koordinues Arab, zyrtarë të lartë të bankave zhvillimore dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të sektorit privat.

Gjithashtu lexoni:

“Për ujëra pa plastikë” – Kosova shënon Ditën Botërore të Mjedisit me thirrje për veprim dhe vetëdijesim

DhTIK thotë se qëndrimi i BE-së, vërteton vërejtjet e tyre në lidhje me procesin e liberalizimit të energjisë në Kosovë

Kosova pranon 95.5 milionë euro nga FMN për mbështetje buxhetore

Ndalohet importi i deleve e dhive nga Shkodra dhe Kukësi

Kosova edhe një hap drejt forcimit të lidhjeve me tregun gjerman

TAGGED: Forumi për Qëndrueshmëri e Barazi Ekonomike, Hekuran Murati
Kosova News 21/06/2022 21/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Spanja mposht Francën dhe kalon në finale të Ligës së Kombeve
23:02 -05/06/2025
Digjet një kamion në rrugën Prishtinë – Pejë
22:27 -05/06/2025
Shqipëria ratifikon marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën
21:57 -05/06/2025
Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd
21:53 -05/06/2025
Pse fluturimet për në lindje zgjasin më pak se ato për në perëndim? Sekreti i rrymave ajrore
21:37 -05/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?