Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach po qëndron në Serbi.
Përgjatë kësaj vizite zyrtare, Peach është deklaruar në lidhje me situatën e tanishme në mes Kosovës dhe Serbisë.
Zyrtari britanik tha se pret që do të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë vizitës së tij sot në Beograd, Stuart tha se u takon liderëve të Prishtinës dhe Beogradit që të bijnë dakord për formatin dhe përmbajtjen e saktë të marrëveshjes, në kuadër të procesit të dialogut.
Peach theksoi se më e rëndësishmja është që kjo marrëveshje duhet të jetë e pranueshme, për qytetarët e të dyja shteteve dhe që të sjell përfitim afatgjatë në rajon.


