KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përplasje në Kuvend, PDK-ja kërkon shkarkimin e ministres Hajdari, VV-ja kërkon që mos të politizohen çështjet teknike
Politikë

Përplasje në Kuvend, PDK-ja kërkon shkarkimin e ministres Hajdari, VV-ja kërkon që mos të politizohen çështjet teknike

Kosova News
Kosova News 11:20 -18/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën e parë në vitin 2023, ku do të ketë vazhdim të disa pikave të mbetura nga viti i kaluar, ndërsa me deklarimet jashtë rendit të ditës ka pasur një përpalsje mes deputetëve të PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar shkarkimin e ministres së Industrisë, Rozeta Hajdari, pas dënimit për mosdeklarim të pasurisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën e parë të vitit 2023 ka thënë se PDK-ja s’do ta votojë Projektligjin për sigurinë e përgjithshme të produkteve përderisa ai prezantohet nga ministrja e dënuar.

“Sa i përket efikasiteti të këtij kuvendi sot po e fillojmë sesionin e ri pranveror me seancën e shtatorit që ka qenë seanca parë e sesionit vjeshtor. Sa i përket shqyrtimit të këtij projektligji, ai është mjaft i rëndësishëm, por që u prezantua nga një ministre që është e dënuar për fshehje të pasurisë. Kjo e bën të cenueshëm këtë ligj. Për ne është e papranueshme të vazhdojë të rrijë në sallë një person i cili e fsheh pasurinë. Asnjëherë në Kuvend nuk ka pasur ministër që ka qenë në detyrë dhe që ka qenë i dënuar për mosdeklarim të pasurisë. Këtë standard po e vendos Qeveria Kurti. Ju kërkoj të bëni presion te kryeministri që kjo ministre të shkarkohet”, ka thënë Tahiri.

Mirëpo, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi tha se as toni i lartë dhe as cilësimet si skandaloze e vepër penale nuk i japin të drejtë kundërshtuesit kur nuk ka bazë.

“Në rastin konkret për mosdeklarimin e pasurisë për dy ditë për ministren Rozeta Hajdari çështja është krejtësisht e pastër dhe ligjore dhe po ju kujtoj deputetëve që në korrik të vitit të kaluar ne kemi bërë plotësim ndryshimin e ligjit për deklarimin e pasurisë dhe me ligjin e ri vonesat deri në 15 ditë nuk janë vepër penale”, tha ai.

Rrustemi tha se ministrja Hajdari meqenëse e ka pranuar se dy ditë është vonuar në deklarim të pasurisë në një rrethanë krejt objektive, po të paraqiste ankesë në shkallën e dytë do të dilte e pafajshme.

“Mos të përpiqet PDK që një çështje krejtësisht teknike dhe madje edhe ligjërisht të ndryshuar në Kuvend ta bëjë çështje politike sepse nuk qëndron  Kështu që të kthehemi te rendi i ditës dhe mos të ekzagjerohet diçka që nuk ekziston”, është shprehur Rrustemi.

Kuvendi fillon seancën e parë në vitin 2023, nderon me një minutë heshtje Edi Shukriun

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

UEFA cakton datën e shortit të Ligës së Kampionëve 2026/27

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kosova News 18/01/2023 18/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?