Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve në 41-vjetorin e rënies së heronjve, Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla
Hyseni, me bashkëpunëtorët dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve me rastin e 41-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla.
“Sakrifica e tyre për lirinë e vendit është motivi ynë për angazhim dhe përkushtim në vazhdimin e rrugës të cilën na e trasuan me gjak e mund. Qoftë i përhershëm kujtimi për dëshmorët tanë! Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së martirëve të kombit!”, ka thënë kryetari Hyseni, njoftojnë nga Komuna e Gjilanit.


