KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Stano thotë se takimi i sotëm i dialogut do të jetë mbi energjinë
Ekonomi

Stano thotë se takimi i sotëm i dialogut do të jetë mbi energjinë

Kosova News
Kosova News 09:52 -21/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se të martën, më 21 qershor në Bruksel do të zhvillohen takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në të cilët do të jetë në rend dite marrëveshja për energji dhe përgatitjet e një takimi të nivelit të lartë mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Për një vit nuk ka pasur takime në nivel të tillë.

“Nesër, me 21 qershor, i dërguari i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak, do të jetë mikpritës i një raundi tjetër të takimeve në kuadër të dialogut në nivelin e kryenegociatorëve” tha Peter Stano, zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri.

Ai ka thënë se “takimi do të fokusohet në finalizimin e një udhërrëfyesi i cili do të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes për energji të vitit 2013-të dhe 2015-të si dhe në çështjet e tjera, përfshi edhe përgatitjet për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë”.

BE-ja pret që në këtë takim në nivel krye-negociatorësh të ketë një konsensus konkret për zbatimin e marrëveshjes për energji e mundësisht edhe nënshkrimin e një deklarate për çështjen e të pagjeturve. Për takime janë ftuar edhe zëvendës kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi edhe shefi i delegacionit të Serbisë Petar Petkoviq.

Sa i përket marrëveshjes për energji diplomatët thonë se fjala është për të njëjtën marrëveshje që ishte arritur në vitin 2013-të, ishte konfirmuar në vitin 2015-të, ndërsa tashme palët vetëm do të pajtohen për planin e implementimit të saj. Bashkimi Evropian pritet të ketë rolin e lehtësuesit edhe për zbatimin e kësaj marrëveshje.

Sa i përket mundësive për takimin e nivelit të lartë mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, burimet e BE-së thonë se kjo do të varet nga gatishmëria e palëve për të arritur rezultate konkrete në dialog. Nëse në nivel të krye-negociatorëve të martën do të ketë rezultat atëherë edhe mundësitë për takim në nivel të artë do të jenë më të mëdha thonë burimet diplomatike në Bruksel./rel/

Gjithashtu lexoni:

Sorensen: Me Bislimin dhe Petkoviçin diskutuam për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve

Vajza nga Kosova në mesin e viktimave në sulmin në shkollën e Grazit, jepen detaje të reja për rastin

KEK takohet me përfaqësuesit e bizneseve, flasin për tregun e hapur të energjisë

Përurohet çerdhe e re në Skënderaj, Kurti: Po e sjellim Kosovën një hap më afër Bashkimit Evropian në aspektin ekonomik e arsimor

Përurohet çerdhja e re në Skënderaj

TAGGED: dialogu me Serbinë, Peter Stano
Kosova News 21/06/2022 21/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
few clouds
26° _ 25°
45%
2 km/h
Tue
26 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
27 °C
Sat
26 °C

Lajmet e Fundit

Hamza: Nuk do të rikandidoj, por jam i bindur se PDK-ja do ta vazhdojë qeverisjen në Mitrovicë
22:53 -10/06/2025
Shqipëria barazon me Letoninë
22:47 -10/06/2025
Lushaku-Sadriu: Elektorati na kërkon të mos bëjmë koalicion me VV-në
22:44 -10/06/2025
Meta investon 10 miliardë dollarë në startup të AI
22:18 -10/06/2025
Sorensen: Me Bislimin dhe Petkoviçin diskutuam për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve
21:51 -10/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?