Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do të mirëpres sot në Kosovë zëvendëskryeministren, njëherazi edhe ministren e Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.
Sipas njoftimit të MPJD-së, Gërvalla do të presë Fajon në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Pritja do të bëhet në ora 20:00.
Ende nuk është zbardhur agjenda dhe arsyeja e vizitës së Fajon në Kosovë.