KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqiptarët s’merren vesh, ndërhyn Beogradi në zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve
Politikë

Shqiptarët s’merren vesh, ndërhyn Beogradi në zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve

Kosova News
Kosova News 21:25 -14/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesit e partive politike në Luginën e Preshevës nuk arritën të merren vesh për ta zgjedhur kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, e me këtë rast vendimet për këtë këshill do t’i merr Qeveria e Serbisë.

Koha e parashikuar me ligj për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Kombëtar, pas zgjedhjeve të mëhershme, ka kaluar mbrëmë në mesnatë, ndaj Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve do të jetë nën masa të përkohshme aspo siç quhen “Masat e dhunshme” qeveritare.

Deri më tani Këshillin Kombëtar e ka drejtuar Ragmi Mustafi nga Partia për Veprimit Demokratik, i cili ka fituar më së shumti vota në tri komuna edhe në zgjedhjet e fundit në nivel të Luginës.

Ndërsa në komunën e Bujanocit më së shumë vota ka fituar Lëvizja për Progres Demokratik (LPD) me kandidatin Nevzad Lutfiu.

Edhe pas ndërmjetësimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në një takim të mbajtur dje pasdite, nuk kanë arritur që liderët politikë të Luginës të arrijnë marrëveshje.

Siç mëson Agjencia Rajonale për Informim JUGpress, në takim me Kurtin, Ragmi Mustafa ka propozuar ndarjen e mandatit për dy vite mes tij dhe Lutfiut, por ky i fundit nuk e pranuar propozimin.

I vetmi që nuk ka marrë pjesë në takimin e djeshëm me kryeministrin Kurti ka qenë kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi. Kandidat i kësaj partie në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve ishte Levent Qazimi, djali i komandantit të Ish-Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanocit, Ridvan Qazimi, i njohur si komandant Leshi.

Madje kjo agjenci serbe e lajmeve thotë se mosmarrëveshjet për kryetarin e Këshillit Kombëtarë kanë plasur për shkak të mos-ndarjes racionale të mjeteve të ndara nga Qeveria e Kosovës për Luginën e Preshevës.

Pas dështimit për zgjedhjen e kryetarit të KNSH-së, ka reaguar  Partia për Veprim Demokratik që drejtohet nga Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë. Edhe kjo parti përmend faktin se në këtë situatë është angazhuar edhe kryeministri Kurti, por ka rezultuar pa sukses, raporton RTK.

“Pas përpjekjeve të vazhdueshme që nga 15 nëntori i vitit 2022, dje më 13 janar, përfundimisht, edhe pas përpjekjes së fundit për ndërmjetësim të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nuk u krijua shumica e re për bashkëqeverisje në Këshillin Kombëtar Shqiptar. Platformës tonë që të “Vazhdojmë Bashkë për më shumë Kosovë e Shqipëri në Luginë” refuzuan ti bashkohen PD dhe LPD”, thotë PVD në komunikatë.

Në takimin e djeshëm, sipas kësaj partie, të organizuar nga kryeministri Kurti, për të gjetur një zgjidhje për të ndërtuar shumicën qeverisëse dhe për t’i ikur masave të dhunshme që do t’i  vendosë Beogradi pas të hënës, asnjëra nga këto parti nuk ka reflektuar.

Kjo parti po ashtu thotë se kishte propozuar që mandati katërvjeçarë të ndahet nga dy vjet mes partive fituese, por është refuzuar edhe ky propozim.  “Në këtë mënyrë dështoi çdo përpjekje që zgjedhjen e organeve të reja të KKSH-së të mos i transferohet ministrisë në Beograd”, thuhet në reagimin e partisë së drejtuar nga Kamberi.

Partitë tjera politike deri tani nuk kanë reaguar.

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Kosova News 14/01/2023 14/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila
18:09 -25/07/2026
Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta
17:00 -25/07/2026
Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president
16:22 -25/07/2026
Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia
15:42 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?