Stomatologu nga Gjilani, Rasim Sefiu ka ndërruar jetë në moshë të re gjatë ditës së djeshme.
Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.
Sefiu ka ndërruar jetë pikërisht në ditën kur po kujtonte 3-vjetorin e vdekjes së babait të tij, i cili poashtu kishte qenë mjek i njohur në Gjilan.
Sefiu kishte bërë edhe një postim për babain e tij dje në rrjetin social Facebook.


