Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person për veprën penale “vjedhje”, të cilën e ka kryer para një javë.
Sipas njoftimit, personi me iniciale A.B., më 6 janar ia ka vjedhur kuletën një punonjëse të QMF-së në Istog, ku në të kishte rreth 90 euro, e dokumente personale.
“Nga qanta iu ёshtё vjedhur kuleta nё tё cilën i kishte pasur rreth nёntёdhjetё (90) euro, kartelën e bankёs, letёrnjoftimin, patentshoferin dhe KI-nё zyrtare tё punёs. Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Istog, me datё 12.01.2023, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet i dyshuari:”, thuhet në njoftimin e policisë.
Bëet e ditur se pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.


