KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi takon ambasadorin e ri jorezident të Danimarkës për Kosovë, Grønbech-Jensen,
Ballina

Bislimi takon ambasadorin e ri jorezident të Danimarkës për Kosovë, Grønbech-Jensen,

Kosova News
Kosova News 17:44 -12/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim ambasadorin e ri jorezident të Danimarkës për Kosovë, Christian Grønbech-Jensen, të cilin e uroi për pozitën e re në këtë takim të parë zyrtar mes tyre dhe i dëshiroi vizitë të frytshme e mirëseardhje në Kosovë.

Në takim u riafirmua vazhdimësia në konsolidimin e marrëdhënieve të fuqishme të bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Ambasadori Grønbech-Jensen shprehu mbështetjen e Danimarkës ndaj aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe po ashtu e përshëndeti aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke thënë se Kosova i përket familjes evropiane.

Zëvendëskryeministri Bislimi tha se na pret një vit i rëndësishëm përpara, në të cilin do të vijojë përkushtimi i plotë i Kosovës në proceset e integrimit evropian, duke përfshirë zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe detyrimeve që rrjedhin nga agjenda evropiane. Sundimi i ligjit dhe transparenca e institucioneve, janë gjithashtu në fokus përgjatë këtij viti.

‘’Tek Kosova, Danimarka gjen një partnere të besueshme, e cila ka bashkërenduar politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Evropian dhe mban të njëjtin qëndrim ndaj agresionit rus në Ukrainë.’’ tha zëvendëskryeministri Bislimi.

Me këtë rast, Ambasadori Grønbech-Jensen përmendi e vlerësoi lartësisht dhe angazhimin e Kosovës në mikpritjen dhe strehimin e qytetarëve afganë si dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë.

Në përfundim të takimit, u ritheksua përkushtimi në thellimin e bashkëpunimit në fushën e energjisë, veçanërisht energjisë së gjelbër e të ripërtëritshme, po ashtu dhe në fushën e drejtësisë e bashkëpunimit ekonomik.

Gjithashtu lexoni:

Sot përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kusari-Lila: Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues, jo çështje e vullnetit politik

LDK-ja: Ftojmë grupin më të madh parlamentar të kontribuojë në konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve

Bajrami: Vendimi i Kushtetueses solli qartësi, por mungon përgjigjja për rastin e moskonstituimit brenda afatit

Faton Peci zyrtarisht kandidat i VV-së për Mitrovicën

Kosova News 12/01/2023 12/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
22° _ 20°
65%
1 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
31 °C
Mon
33 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Certifikohen sot rekrutët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)
08:32 -27/06/2025
Sot përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
08:30 -27/06/2025
Kusari-Lila: Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues, jo çështje e vullnetit politik
23:20 -26/06/2025
Aksident në Vitomiricë të Pejës, lëndohen 7 persona
22:36 -26/06/2025
LDK-ja: Ftojmë grupin më të madh parlamentar të kontribuojë në konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve
22:14 -26/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?