KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërkohet dënimi i ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku i akuzuar për korrupsion
Siguri

Kërkohet dënimi i ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku i akuzuar për korrupsion

Kosova News
Kosova News 12:48 -12/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, të enjten ka përfunduar gjykimi ndaj ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku, i cili akuzohet për korrupsion, ku prokurori Rasim Maloku kërkoi që ndaj të akuzuarit të shpallet aktgjykim dënues. Në anën tjetër, mbrojtja kërkoi lirimin e tij nga akuza.

Prokurori Rasim Maloku ka kërkuar nga trupi gjykues që ndaj të akuzuarit Zharku të shpallë aktgjykim dënues, ndërsa fjalën përfundimtare e ka dorëzuar në formë të shkruar, ku sipas tij aty ka paraqitur të gjithë historikun e kësaj çështje penale.

“Nga dëgjimi i dëshmitarëve, seancat gjyqësore dhe provat e kësaj akuze, është vërtetuar në tërësi gjendja faktike si në aktakuzë, i propozoj trupit gjykues që të akuzuarin ta shpall fajtor dhe t’i jep sanksionin penal sipas ligjit”, ka thënë prokurori Maloku.

Mbrojtësja e të akuzuarit Xhabir Zharku, avokatja Albana Kelmendi, në fjalë përfundimtare tha se organi ndjekës nuk ka mundur të vërtetojë se i akuzuari ka kryer veprat penale si në aktakuzë.

“Ne kemi prit që prokuroria të bëjë rikualifikim të veprës penale, ndërsa me asnjë provë nuk është vërtetuar se i akuzuari ka kryer vepër penale, me asnjë provë nuk është dëshmuar dashja, dhe atë dashjen e drejtëpërdrejtë të Xharkut”, ka thënë Kelmendi.

Avokatja Kelmendi tha se mbrojtja kërkon që i akuzuari Zharku të lirohet nga akuza, që sipas të njëjtës ky vendim do të ishte i drejtë dhe ligjor.

I akuzuari Xhabir Zharku në fjalën e tij përfundimtare tha se është plotësisht i pafajshëm.

“Ju garantoj dhe betohem që gjatë karrierës time nuk kam përfituar asnjëherë jashtëligjshëm, unë jam plotësisht i pafajshëm, por verdiktin e kësaj gjykate do ta respektoj”, ka thënë Zharku.

Më pas, kryetari i trupit gjykues, Ibrahim Idrizi e ka konsideruar të mbyllur këtë çështje penale, ndërsa shpallja e aktgjykimit për këtë rast do të bëhet më 16 janar 2023.

Sipas aktakuzës, më 23 tetor 2008 në Kaçanik, Xhabir Zharku, si person zyrtar– kryetar i Komunës së Kaçanikut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për organizatën e biznesit, ka shpërdorur pozitën e tij zyrtare, në atë mënyrë që në kundërshtim me Ligjin për Procedurën e Dhënies Koncesioneve 02/1,-44, kishte marrë vendim me numër 7311/2008, me të cilin kishte lejuar ndërtimin e objektit për banim kolektiv dhe lokale afariste në ngastrën kadastrale numër 650 zona kadastrale Kaçanik, pronë e komunës, e cila iu ka dhënë në shfrytëzim të përhershëm NN “Çlirimtarët“, me seli në Kaçanik, sipas të cilës kontratë komuna do të fitonte 20% në vijë vertikale të objekteve banesore, kurse pjesa tjetër e objektit do të ishte pronë në shfrytëzim të përhershëm të NN “Çlirimtarët“, pa i zbatuar procedurat që parashihen sipas Ligjit për Procedurën e Dhënies së Koncesioneve numër 02/1,-44, i cili ka qenë në fuqi.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit” nga neni 339, par.1 lidhur me par.3 të Kodit Penal.

Sipas pikës 2 të aktakuzës, më 11 shkurt 2010 në Kaçanik, i akuzuari Zharku, si person zyrtar– kryetar i Komunës së Kaçanikut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për organizatën e biznesit, ka shpërdorur pozitën e tij zyrtare, raporton betimi per drejtesi.

Aktakuza thotë se në kundërshtim me nenin 14 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale numër 03/1.-040, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën Komunale në Kaçanik, në çështjen civile të paditësit NTN “Bardhi“ nga Kaçaniku me pronar Bashkim Topojanin kundër të paditurës Komuna e Kaçanikut, për vërtetimin e së drejtës të shfrytëzimit të përhershëm të paluajtshmërisë, kishte urdhëruar avokatin publik të Komunës së Kaçanikut, Fitore Krivanjeva – Daci që të mos ushtrojë ankesë kundër aktgjykimit të Gjykatës Komunale në Kaçanik C.nr.246/09, të 29 janarit 2010.

Në këtë aktgjykim, thuhet se paditësit NTN “Bardhi” nga Kaçaniku me pronar Bashkim Topojanin, iu ka njohur e drejta e shfrytëzimit të përhershëm të paluajtshmërisë e evidentuar si parcela kadastrale numër 650/03, me sipërfaqe 0.30,43 ha, e evidentuar në fletën poseduese numër 86 Komuna Kadastrale Kaçanik, e cila paluajtshmëri ka qenë pronë shoqërore në emër të Komunës së Kaçanikut.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit” nga neni 339, par.1 lidhur me par.3 të KPRK-së.

Zharku, në vitin 2011, ishte dënuar nga EULEX-i me 3 vjet burgim për veprat penale “Detyrim” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa pas kësaj ishte arratisur nga Kosova, ku kishte jetuar në Suedi e në disa raste kishte marrë pjesë në organizime të institucioneve të Kosovës. Në shtetin skandinav ai kishte jetuar për gati pesë vjet e gjysmë, derisa më 7 qershor 2018, ai ishte kthyer në Kosovë, pasi që kishte kaluar afati i ekzekutimit të dënimit ndaj tij.

Gjithashtu lexoni:

Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro

Stërvitje ushtarake e KFOR-it për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme

Policia shqipton 261 gjoba dhe konfiskon 41 mjete me dy rrota

Dyshohet se i fshehu 6 fletëvotime të paplotësuara, kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren

Mashtrim me SMS në emër të bankave, arrestohen dy persona – mbi 50 mijë euro dëme dhe 150 viktima vetëm në rajonin e Prishtinës

Kosova News 12/01/2023 12/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?