KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ushqimi më i keq për gjëndrën tiroide
Shëndetësi

Ushqimi më i keq për gjëndrën tiroide

Kosova News
Kosova News 17:23 -20/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjëndra tiroide është shumë e rëndësishme dhe ndodhet në fund të qafës. Ajo prodhon hormone të rëndësishme për shumë sisteme në trup, duke përfshirë hormonet që kontrollojnë metabolizmin – një proces në të cilin ushqimi që merrni në trup shndërrohet në energji. Nëse vuani nga sëmundja e tiroides, është pikërisht sepse prodhon shumë ose shumë pak nga këto hormone.

Ekzistojnë disa lloje të sëmundjeve të tiroides, si hipertiroidizmi, hipotiroidizmi, tiroiditi dhe tiroiditi Hashimoto, të gjitha këto mund të shkaktohen nga një sërë gjërash, si mungesa e jodit apo edhe gjenetika. Dietologia Molly Hembry vëren se gjendja më e zakonshme është një gjëndër tiroide joaktive ose hipotiroidizmi.

“Pesha e tepërt është shpesh efekti anësor parësor i hipotiroidizmit. Nëse vëreni se papritmas shtoheni në peshë, veçanërisht nëse kjo nuk është në përputhje me dietën tuaj dhe zakonet e stërvitjes, është e rëndësishme të konsultoheni me një mjek për analizat që duhet të bëni”, tha ajo.

Ajo që hani mund të ketë një ndikim të madh në gjendjen e gjëndrës tiroide dhe sipas Hembry, ushqimi më i keq që mund të konsumoni nëse jeni diagnostikuar me probleme tiroide është ai që përmban goitrogjene.

“Ushqime të tilla përmbajnë përbërjen goitrin, e cila mund të ndërhyjë në sintezën e hormoneve të tiroides, së bashku me mungesën e jodit”, shpjegon Hembry.

Goitrogjenët mund të gjenden te brokoli, lulelakra dhe lakra, si dhe te soja dhe meli. Për të hequr qafe efektet e mundshme negative të perimeve, thjesht mund t’i ngrohni ato.

“Ngrohja eliminon aktivitetin goitrogjenik. Nëse i hani këto perime dhe soje me moderim, nuk është problem, por shumica e dietologëve këshillojnë eliminimin e plotë të melit nga dieta juaj nëse keni probleme me tiroiden”, paralajmëroi ajo.

Në një punim të botuar në British Medical Journal, studiuesit zbuluan se një dietë e ekuilibruar luan një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve të tiroides./kp/

Gjithashtu lexoni:

Greva në QKUK, punëtorët e sigurimit akuzojnë menaxhmentin

Përurohet reparti i vaksinimit në QKMF `Dr. Nexhat Çuni` në Mitrovicë

Qytetarët e Kaçanikut nga sot mamografinë mund ta bëjnë në Kaçanik

Studimi i parë i shpejtë zbulon se ndryshimi i klimës trefishoi numrin e vdekjeve nga vala e fundit e të nxehtit në Evropë

Hyseni: Është rritur numri i mjekëve dhe infermierëve në Gjilan

TAGGED: gjendra, keshillimi, semundja, ushqimet
Kosova News 20/06/2022 20/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Bislimi takon zyrtarin e BE-së, Plecity
15:20 -11/07/2025
Bislimi: Sllovenia ka qenë dhe mbetet partner i Kosovës
15:06 -11/07/2025
Osmani: Kosova është e bekuar me mbështetjen e fuqishme dhe të palëkundur të Kongresit Amerikan
14:35 -11/07/2025
Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut mbyll 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë
14:14 -11/07/2025
“Merre terapinë” – Reagime të ashpra ndaj deputetes Time Kadrijaj pas fjalëve të pa matura në Kuvend
13:36 -11/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?