KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar, kundër “Ballkanit të Hapur”: Fokusi duhet të jetë Procesi i Berlinit
Politikë

​Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar, kundër “Ballkanit të Hapur”: Fokusi duhet të jetë Procesi i Berlinit

Kosova News
Kosova News 16:52 -20/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar, duke përshëndetur çfarëdo bashkëpunimi ekonomik rajonal, theksoi se bashkëpunim në kuadër të nismës “Balkani i Hapur” nuk mund të konceptohet dhe të realizohet pa pjesëmarrjen e të gjithë shteteve që janë pjesë e Ballkanit Perëndimor. Sipas tyre, një nismë që nuk ka karakter gjithëpërfshirës mbetet sporadike dhe jo efektive aq më tepër kur vendet pjesëmarrëse ndodhen në kushte të pabarabarta ekonomike. Prandaj, Forumi mendon se fokusi i sipërmarrjes mbarë shqiptare duhet të jetë Procesi i Berlinit.

Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar thotë se ka ndjekur me vëmendje takimin e mbajtur në Ohër, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” ku u nënshkruan katër marrëveshje dhe memorandume midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë me qëllimin e krijimit të një zone të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor.

Mirëpo, nga ky Forum, mendojnë se duke marrë në konsideratë impaktin ekonomik që pretendohet që kjo nismë do të sjellë në vendet tona duhej të ishte e bazuar në studime të strukturuara dhe e konsultuar paraprakisht me sipërmarrjen e rajonit.

“Nënshkrimi i marrëveshjeve të tilla sjell rrezikun që ekonomitë më të vogla të rajonit të mbizotërohen nga ato vende që kanë një ekonomi më të fuqishme dhe të diversifikuar. Rreziku që një vend do të përfitojë nga eksporti ndërkohë që vendi tjetër do të përballet me humbje për shkak të importeve është i dukshëm dhe real”, thuhet në komunikatën e tyre.

Sipas këtij Forumi Ekonomik, ndërmarrja e një iniciative rajonale kërkon domosdoshmërisht që të ekzistojë barazi për të gjithë qytetarët dhe projektet që do të implementohen.

“‘Ballkani i Hapur’, ndër të tjera, ka si synim lëvizjen e lirë të njerëzve. Ndërkohë që promovohet ky qëllim, ndodhemi përpara një fakti të pamohueshëm ku numri i shqiptarëve me dokumente të asgjësuara në jug të Serbisë, si pasojë e pasivizimit të adresave, ka arritur në 10 mijë. Natyrshëm lind pyetja si mund të realizohet lëvizja e lirë e kësaj pjese të popullsisë? Mbi të gjitha kjo nismë nuk ka pjesë integrale Kosovën dhe ekonominë e saj për rrjedhojë asnjë lloj formule tjetër nuk mundet ta plotësojë atë për vendet tona. E vetmja iniciativë që krijon premisa për reciprocitet ekonomik dhe jo vetëm ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor është Procesi i Berlinit”, vijon komunikata.

Sipas, pikërisht për këtë, fokusi i sipërmarrjes mbarë shqiptare duhet të jetë Procesi i Berlinit, i cili merr në konsideratë specifikat ekonomike të vendeve tona, duke stimuluar një klimë pozitive të bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, lidhur ngushtë dhe me perspektivën e integrimit në BE.

“Zona Ekonomike Rajonale e Ballkanit Perëndimor krijon mundësi dhe projekte konkrete duke tërhequr më shumë investime të huaja direkte që sjell rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës. Gjithashtu, duhet theksuar se, ndërkohë që diskutohet mbi hapjen e tregjeve rajonale në Ballkan, sipërmarrësit ende hasin pengesa të shumta gjatë shkëmbimeve tregtare në hapësirat mbarë shqiptare si: tarifa të larta për kryerjen e procesit të zhdoganimit; çmimet e referencës; pamjaftueshmëria e njohjes së kërkesave ligjore, rregullatore e procedurale të lidhura me eksportet dhe importet të produkteve me origjinë shtazore; barriera dhe kontrolle fizike të mbingarkuara në pikat e kalimit të kufirit; pamjaftueshmëria e koordinimit mes agjencive kufitare etj.”, vijon komunikata.

Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar thotë se hapi i parë që duhet të ndërmerret në funksion të bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe përfitimeve reale të sipërmarrjes mbarë shqiptare është eliminimi i barrierave që hasen gjatë shkëmbimeve tregtare midis Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut si vende me zhvillim të njëjtë ekonomik./kp/

Gjithashtu lexoni:

Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit

Ministria e Infrastrukturës: Vazhdon sanimi i rrugës Mitrovicë–Bajgorë, planifikohet edhe rehabilitimi i plotë i segmentit

Ky është çmimi i naftës për sot

Publikohen çmimet e derivateve, nafta 1.63€, benzina 1.45€

Rritet sërish çmimi i naftës, arrin në 1.60 euro për një litër

TAGGED: Ballkani i Hapur, Bashkëpunimi, Forumi, marrëveshjet
Kosova News 20/06/2022 20/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare
19:47 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?