Parashikimi i motit për javën e dytë të janarit tregon se do të ketë ndryshim në Kosovës.
Kështu së paku thuhet nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionti Ajror (AShNA( në Aeroportin e Prishtinës, e cila bazuar në matjet e saj paralajmëron edhe reshje të borës, raporton KosovaNews.
“Ditëve pranverore me mjegull orëve të para të mëngjesit dhe me temperatura ditore deri në 10°C që mbretëruan këtë fillim janari 2023, po u vjen fundi. Nga e hëna pasdite asociuar me rënie të dukshme të vlerave të presionit atmosferik, moti me vranësira dhe erëra mesatare do të përcillet edhe me reshjet atmosferike të shumëpritura, të cilat pasditen e së hënës fillimisht do të jenë të shiut porse do të shndërrohen me reshje skllote e bore, sidomos pasditen e së martës dhe mëngjesin e ditës së mërkurë”, thuhet në njoftimin e AShNA-s.
Sipas saj, në sipërfaqet e ulëta shtresat e mundshme të borës do të jenë të paqëndrueshme, ndërsa në viset malore (mbi 800m mbi nivelin e detit) shtresa e borës mund të sillet edhe mbi 20 centimetra.
Temperaturat do të luhaten në vlerat nga -02°C deri në 04°C, ndërsa era do të ndërrojë kahje nga ajo jugore në veriore me shpejtësi deri në 12m/s./KosovaNews



