KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Infermierët kërkojnë t’ju vazhdohet kontrata e punës
Shëndetësi

​Infermierët kërkojnë t’ju vazhdohet kontrata e punës

Kosova News
Kosova News 12:31 -20/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Infermierët dhe stafi mbështetës që ishin të angazhuar në menaxhim të pandemisë COVID-19, sot kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës pas ndërprerjes së kontratave të punës. Kërkesa kryesore e tyre ishte që t’ju vazhdohen këto kontrata, të cilat iu skaduan gjatë këtij muaji, në të kundërtën kanë paralajmëruar ikje jashtë vendit.

Arbenita Gashi, infermiere, tha se mungesën e tyre po e ndien pacienti dhe se sistemi shëndetësor kosovar ka nevoje edhe për këta punonjës që tashmë kanë mbetur pa punë.

Gashi: E lusim kryeministrin të na i vazhdoj kontratat e punës

“Ne kemi dal në protestë për arsye se na u kanë ndërprerë kontratat më 15 qershor dhe kërkojmë të merret vendimi që këto kontrata të kthehen në të rregullta sepse shëndetësia ka nevojë për ne dhe më së shumti këtë mungesën tonë po e vuan pacienti. Atëherë e kishim lutur kryeministrin që këto kontrata të na vazhdohen dhe të bëhen të rregullta mos të na i hapin rrugët drejt perëndimit”, u shpreh ajo.

Bekim Ahmeti, inspektor sanitar i angazhuar në luftën kundër pandemisë COVID-19, u shpreh se tash kanë mbetur në rrugë përkundër nevojës për punë dhe përvojë së fituar.

Ahmeti: Kemi mbetur në rrugë

“Sot jemi në një protestë bashkë me infermierë dhe stafin mbështetës dhe përfaqësojmë mbi 1 mijë e 200 punëtorët të cilët kemi mbetur pa kontrata prej datës 1 qershor. Të gjithë kemi qenë të angazhuar dhe jemi profesional tash kemi krijuar edhe përvojë pune. Kemi punuar me energji të plotë në luftën kundër pandemisë COVID-19… Situata është e vështirë dihet dhe gjendja ekonomike si është në Kosovës edhe mund t’i shihni të gjithë janë të rinj në fillim të jetë së tyre të krijimit të familjeve, të karrierë të gjitha janë me shkollim adekuat dhe tash po mbesin rrugëve me gjithë këtë përvojë që kemi krijuar”, theksoi Ahmeti.

Për të protestuar sot kishte dal edhe Jetullah Qollaku nga Skenderaj. Ai thotë se ndihet i zhgënjyer për mos vazhdim të kontratës së punës përkundër angazhimit të tyre.

Qollaku: Jemi të zhgënjyer për mos vazhdim të kontratave të punës

“Qëllimi i protestës është fakti që jem të pakënaqur që nuk i kemi vazhduar kontratat që na u kanë ndërprerë 1 vit pasi që i kemi nënshkruar ato. Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer kemi pritur pas gjitha asaj pune të na vazhdohen kontratat dhe normal me qenë të rregullt nëpër QMF apo repartet ku kemi qenë duke punuar”, deklaroi ky infermier.

Mbi 1 mijë e 200 profesionistë shëndetësorë, Ministria e Shëndetësisë i kishte angazhuar në menaxhim të pandemisë përfshirë edhe procesin e vaksinimit. Por, këtyre punëtorëve, të cilëve gjatë këtij muaji iu kanë skaduar kontratat e punës, ato nuk iu janë vazhduar.

Gjithashtu lexoni:

Shtim i vaksinimit, efektiv për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi në fushën e sëmundjeve ngjitëse

Vitia: Kushdo që ka provon të vendosë në sprovë shtetin dhe institucionet e vendit do të dështojë

Sëmundja Ethet Hemorragjike Krime-Kong, AUV del me një sqarim

Këshilla nga “Zhan Mitrev”: Kujdesi në shtëpi pas lindjes me prerje cezariane

TAGGED: Infermierët, Vazhdimi i kontratave
Kosova News 20/06/2022 20/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Edi Rama voton i shoqëruar nga bashkëshortja: Të presim çfarë do të thotë populli
11:29 -11/05/2025
Bajqinovci thotë se nuk ka ngërç institucional, qeveria po e kryen punën e saj
11:26 -11/05/2025
Kurti nuk u përgjigjet gazetarëve
11:20 -11/05/2025
Kusari-Lila: Bllokimi i konstituimit të Kuvendit është paradoksal
11:08 -11/05/2025
Krasniqi: Kurti po tallet, kaloi një muaj e s’kemi Kuvend, nëse kjo s’është krizë s’e di çka po flet ai
10:57 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?