Shqipëri – Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi e kanë inskenuar vjedhjen e shtëpisë në rrugën e Kosovarëve në Tiranë si grabitje. Mësohet se vjedhja është bërë me çelësin që e ka pasur 49 vjeçarja që punonte si pastruese dhe më pas kanë bërë rrëmujë për të improvizuar një skenë të autorëve të rastësishëm.
Ngjarja ka ndodhur me 15 Dhjetor në banesën ku jeton një grua me vajzën e saj. Siç ka njoftuar policia, Rozeta Dobi bashkë me të birin Havier kanë vjedhur në këtë banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat arrijnë në vlerë totale rreth 120 mijë euro.
Gjatë kontrollit të banesës së tyre, policët gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.
Burimebëjnë me dije se vjedhja është bërë me çelësin që ka patur pastruesja dhe më pas kanë bërë rrëmujë për të improvizuar një skenë të autorëve të rastësishëm. Ata janë mbajtur në vëzhgim dhe nisur nga shpenzimet e bëra kohët e fundit, kanë dalë zbuluar se kanë qenë ata autorët.
Por, përveç blerjeve të shtrenjta pas grabitjes, Havier Dobi, jetën luksoze me makinat e shtrenjta, siç shihet dhe në videot e mëposhtme, e rerklamonte dhe në rrjetin social TikTok.


